LAJMI I FUNDIT:

Volvo shkurton 900 vende pune

Volvo shkurton 900 vende pune

Grupi suedez “Volvo” ka paralajmëruar shkurtimin e 900 vendeve të punës në Suedi, për shkak të rënies së kërkesave në treg.

Kompania ka bërë të ditur të martën se largimi i punonjësve do të bëhet në degën e “Volvo Powertrain”, në të cilin prodhohen motorët.

Zëdhënësi i “Volvo”-s, Marten Vikfors, tha se klientët e “Volvo Powertrain” janë prodhues të kamionëve me peshë prej 16 tonë.

“Në qoftë se do të ketë më pak kamionë dhe motorë, do të ketë më pak kërkesa për motorë dhe ndërruesit e shpejtësive, të cilët i prodhon “Volvo Powertrain””, ka thënë ai, duke shtuar se edhe degët tjera të kompanisë janë duke reduktuar numrin e punonjësve dhe prodhimit, gjë që do të reflektojë edhe në “Powertrain”.