LAJMI I FUNDIT:

Vlora Kastrati – Shala së shpejti publikon këngën e re

Vlora Kastrati – Shala së shpejti publikon këngën e re
Vlora Kastrati - Shala (Foto: Instagram)

Ajo është një emër mjaft i pëlqyer në skenën shqiptare, e cila deri më tani ka sjell një sërë projektesh.

Fjala është për këngëtaren nga Peja, Vlora Kastrati – Shala, ku së fundmi njofton se ka nisur punën për këngën e radhës.

Artistja, e cila shquhet për vokalin e veçantë, në projektin e ri ka bashkëpunuar me Afrim Maculën, teksa për miksimin dhe masterizimin do të përkujdeset kompozitori Florent Boshnjaku.


https://www.instagram.com/p/CEebmcOnPs_/

Kjo këngë njëherësh do jetë e kompletuar edhe nga ana vizuale e realizuar nga ‘Video Art’.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndonëse nuk ka paralajmëruar datë të saktë të lansimit, projekti pritet të vijë shumë shpejt para fansave dhe besohet se do të mirëpritet.

https://www.instagram.com/p/CDtlZ3_nqKv/

Ndërkaq, “Kur m’ke pa”, “S’ka si Peja”, “Jam dorëzu”, janë disa nga këngët e njohura të këngëtares pejane. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=5BppZzyEP7c