Prezenca e lartë e vlerave të manganit në ujin e liqenit të Badovcit, ka shkaktuar përplasje në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ngriti shqetësime rreth kësaj çështje, duke kërkuar që Inspektorati të inspektojë të gjitha lokalet dhe restorantet e gastronomisë që furnizohen me ujë nga ky liqe.
“Shqetësim i qytetarëve është çështja e helmimit të ujit të Badovcit me mangan, ku përveç njoftimit që bëhet unë mendoj që duhet të sensibilizohet më shumë opinoni. Nuk mjafton një cisternë me iu dërguar ujë qytetarëve. Duhet të inspektohen restorantet, kafiteritë që shërbehen me ujin e Badovcit. Jemi duke e dërguar me apo pa vetëdije qytetarin drejt një katastrofe të përgjithshme”, ka thënë Musliu.
Pas kësaj ka reaguar kryetarja e këtij komisioni, Fitore Pacolli duke thënë se nuk kanë kompetencë që të falsin për cilësinë e ujit, por vetëm që qytetarët duhet që t’i adresohen thirrjeve të IKShPK-së.
“Ne si Komision nuk na takon që ta marrim përsipër cilësinë e ujit, IKSHPK i njofton qytetarët. Sa i përket dhënies së ujit nëpër kafiteri, unë kam rastistë që ato kafiteri që shërbehen nga Badovci kanë thënë që nuk pihet uji dhe nuk ta kanë shërby. Ne si Komision nuk e përcaktojmë cilësinë e ujit”, tha Pacolli.
Por deputetja Musliu ka insistuar sërish që të bëhet inspektimi në lokalet dhe restorantet e gastronomisë, duke thënë se aty ushqimet dhe pijet përgatiten nga uji i Badovcit.
“Të gjitha lokalet që furnizohen me këtë ujë shërbejnë kafe, qaj, supë. Secili institucion duhet të alarmohet, të inspektohen gastronomi ku kanë kyçje në Badovc. Shteti duhet të asistojë të ofrojë mundësi të furnizimit me ujë, kërkesa jem është për Inspektoratin. Të vetëdijesohemi që mos ta përdorim këtë ujë”, ka thënë Musliu.
Deputeti i LVV-së, Salih Zyba kërkoi nga kryetarja e komisionit që t’ia ndërpresë fjalën deputetes Musliut me arsyetime se po përdorë mbledhjen për qëllime të tjera.
Në këtë rast ka reaguar Musliu duke i thënë Zybës që “ti ski drejt me ma ndërpre fjalën. Le të jetë hera e fundit. Mbylle gojën mos më ndërhy”.
Zyba pastaj reagoi sërish duke i thënë Musliut “mos ma luaj naiven, po flet tema jashtë rendit të ditës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës