LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani nuk tregon nëse do të jetë kandidate për kryeministre

Vjosa Osmani nuk tregon nëse do të jetë kandidate për kryeministre

Emri i deputetes së LDK-së,  Vjosa Osmani, u përfol shumë si kandidate për ta udhëhequr partinë e saj, por në Kuvendin e nëntë Zgjedhor të shtunën, kur pritej kjo kandidaturë, Osmani heshti.

Për më tepër bënte thirrje për unitet në kohën kur pritej që Isa Mustafa të konfirmohet si kryetar i LDK-së.

Por a ishte një marrëveshje paraprake mes udhëheqësve të LDK-së, që Vjosa Osmani të mos kandidoj për kryetare ?


“Nuk ka të bëjë kjo punë me tërheqje. Pasi s’ka pas shpallje të kandidaturave secili prej nesh kemi shiquar se cila do të jetë rruga që na bashkon pas 3 gushtit”, ka thënë Osmani.

Deputetja e LDK-së, në një intervistë për T7, nuk ka treguar nëse do të jete kandidate për kryeministre nga partia e saj, siç u përfol në media.

“Këto nuk janë çështje që po diskutohen tani, pas shpërbërjes së Kuvendit tek atëherë organet e LDK-së dhe Këshilli i Përgjithshëm do të vendos se si është mënyra më e mirë që LDK t’i fitoj zgjedhjet dhe cili është ekipi më i mirë… Pra nuk duhet që tani debatin ta shndërrojmë në emra individual. Ne duhet të punojnë si ekip… Ta sqaroj një gjë unë nuk jam pjesë e asnjë marrëveshje… Njerëzit që flasin për marrëveshje për poste ato i kanë të bazuara në spekulime. Nuk kam kërkuar kurrë poste nga LDK-ja”.

Osmani nuk ka treguar kur do të zgjidhet kryesia e re LDK-së, pasi sipas saj tani janë të fokusuar vetëm për t’u mobilizuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Besoj ka kohë… Puna e parë është që përgatitemi për zgjedhje nacionale për të parë si do t’i fitojmë zgjedhjet…. Dhe prej sot e tutje është vetëm për zgjedhjet e jashtëzakonshme vetëm për t’i ktheyer qytetarëve shpresën për të cilën kanë nevojë dhe për ta drejtuar Kosovën në binarë të drejtë, pas një shkatërrimi që ia ka bërë qeveria në të gjitha sferat”, tha ajo.

Deri disa ditë para Kuvendit të LDK-së, Osmani është përfolur si njëra prek kandidateve që do ta sfidonte Isa Mustafën për kryetar të LDK-së, por në momentin e fundit ajo u tërhoq duke i dhënë mundësi rizgjedhjes së Mustafës edhe për një mandat katërvjeçar.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori