Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, Mark Rutte është një rikonfirmim që NATO i sheh me seriozitet sfidat e Ballkanit Perëndimor si dhe ofron garanci se kontingjenti evropian i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, do të mbetet i pranishëm në vend.
Kështu thanë në një prononcim për Telegrafin njohësi i çështjes së sigurisë, Avni Islami si dhe Skender Perteshi, drejtor Ekzekutiv i Institutit ‘Prevent’.
Islami vlerësoi ardhjen e Rutte në vend si një veprim të nevojshëm, duke theksuar se zhvillimet gjeostrategjike botërore, përfshirë situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, kanë nxitur këtë vizitë.
Ai shtoi se NATO ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në këto vende të pasluftës.
Sipas Islamit, Rutte ka theksuar në mënyrë të qartë që marrëveshja e Dejtonit, që garanton stabilitetin në Ballkan, nuk mund të shkelet dhe askush nuk do të lejojë të cenojë këtë proces paqësor.
“Në zhvillimet gjeostrategjike në botë dhe lëvizjet të cilat janë bërë në Bosnjë e Hercegovinë si dhe situata në raport me Serbinë dhe Kosovën, kanë bërë që sekretari i NATO-s të vij dhe t’i japë përkrahjen misionit, të cilat janë duke ruajt paqen dhe sigurinë në Bosnjë e Hercegovinë, por të njëjtën gjë është duke e bërë edhe në Kosovë. E vërteta është që lëvizjet e fundit, lidhur me shpalljen e një dënimi për Millorad Dodik dhe hapat të cilat tentuan t’i ndërmarrin, Republika Srbska po përpiqet q% ta çojë drejt pavarësimit të saj dhe kjo është e pa pranueshme. Këtë ua tha edhe Sekretari i NATO-s, ku u deklarua gjatë takimit në Bosnjë-Hercegovinë se viti i 1992 nuk mund të kthehet dhe se Marrëveshja e Dejtonit është bërë dhe askush nuk ka të drejtë dhe nuk do të lejojnë që ajo marrëveshje të prishet”, tha Islami.
Njohësi i sigurisë potencoi se përpjekja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit për t’i shpëtuar demonstratave dhe presionit të popullit të vetë atje do të ketë tendencë që ta shtrijë në Kosovë dhe do të përpiqet që të bëjë një lloj destabilizimi në këto katër komunat veriore.
“Duke pas parasysh që Serbia është një shtet i cili ka zhvilluar luftëra dhe në vazhdimësi është vend i cili përndiqet që në mënyrë hegjemoniste ta shtrijë sovranitetin e vet, ta gllabërojë Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi e të tjera, e sekretari i NATO-s shkoi dhe ua bëri me dije se kjo gjë është e pamundur dhe se Aleanca Veri-atlantike pavarësisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen në një farë mënyre që ta degradojnë dhe ta kërcënojnë me largimin e saj, Aleanca për Veri-atlantike do të mbijetojë pavarësisht presioneve të cilat do t’i bëhen nga Donald Trump”, ka thënë Islami.
Edhe Skender Perteshi nga Instituti ‘Prevent’ theksoi se vizita e Rutte është një konfirmim i përkushtimit të NATO-s për të mbështetur Ballkanin Perëndimor, veçanërisht vendet e prekura nga kriza, si Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, të cilat nuk janë anëtare të NATO-s.
“E rikonfirmojë dhe njëherë mbështetjen për vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos për ato që janë fragjile siç janë Bosnja e Hercegovina dhe Kosova që nuk janë anëtare e NATO-s. E treta ishte dhe për vendet që janë burim destabiliteti si Serbia edhe për grupet apo liderët nacionalistë apo ekstremistë e që kanë ndërmarrë sulme qoftë në Bosnje, qoftë në Kosovë. Çkado plani që mund të ketë për destabilizim të rajonit, NATO-ja është këtu që përgjigjet çdo sfide dhe çdo kërcënimi…”, tha ai.
Ai gjithashtu e konsideroi vizitën e Rutte si një përgjigje ndaj lajmeve të rreme që sugjeronin largimin e trupave të NATO-s dhe SHBA-së nga Kosova dhe rajoni.
Perteshi theksoi se ky ishte një mesazh i qartë që nuk ka asnjë plan për ndryshim të pranisë ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së në rajon, dhe se ky angazhim do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit.
“Ishte një mbështetje zyrtare, edhe prej State Departament, edhe prej shefit kryesor të NATO-s, që nuk ka as plane e as ide për ndryshim të prezencës së ushtarëve të NATO-s dhe të SHBA-së nga rajoni. E ky është një lajm i mirë sepse krijon një stabilitet në rajon. Mirëpo, është edhe një sinjal që përderisa NATO dhe trupat e huaja janë pjesë përbërëse në rajon, duhet gradualisht të forcojnë kapacitet e tyre sigurisë dhe të mbrojtjes edhe gradualisht ta marrin përsipër situatën e sigurisë në mbrojtje të vendit…”, ka thënë ndër të tjera Perteshi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker