Pas disa periudhave bllokuese ndaj procesit të integrimit evropian, vizita e Presidentit Emanuel Macron në Tiranë e shoqëruar me një klimë tepër miqësore dhe dekorimi i veçantë i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare me titullin e Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit duket se kanë kthyer vëmendjen e Francës drejt Shqipërisë dhe procesit të integrimit evropian.
Vizita e parë e një Presidenti francez në Shqipëri duket si një kthesë në marrëdhëniet shqiptaro-franceze dhe si një ogur i mirë në mbështetjen e rëndësishme që Franca pritet ti jap procesit të integrimit, kaq shumë i debatuar vitet e fundit.
Gjatë ceremonisë së mirëseardhjes të organizuar në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij dy ditore, Macron tha se historia që bashkon dy vendet është pasuri e çmuar dhe se dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe ekonomike.
Ai ka shprehur mbështetje për procesin e integrimit të Shqipërisë.
“Franca është e vendosur ta rentabilizojë këtë marrëdhënie dypalëshe, duke u mbështetur te frankofonia e vendit tuaj, te deti Mesdhe që kemi të përbashkët dhe ambiciet përballë sfidave të përbashkëta. Miqësia mes dy popujve tanë është shekullore, ju e përmendet. Dua të theksoj mbështetjen e Francës për atë që ne e quajmë procesin e zgjerimit”, deklaroi presidenti Macron.
Macron më tej shtoi se preferonte ta quante integrimin evropian jo një proces zgjerimi, por një proces ritakimi duke deklaruar se Shqipëria ka qenë këtu që në fillim dhe është qendra e Evropës.
“Preferoj ta quaj ritakim apo ribashkim. Mjafton të shohim një hartë dhe të shohim historinë tonë për të kuptuar që kjo Evropë nuk do të zgjerohet duke ju pritur, sepse ju jeni tashmë në qendër. Mjafton të shohim historinë tuaj për të thënë se nuk do të zgjerohemi, por do të bashkohemi sepse ju keni qenë këtu që në fillim”, u shpreh presidenti Macron.
Kujtojmë se Macron dekoroi edhe shkrimtarin Ismail Kadare pas një fjalimi të gjatë ku foli për romanet e ndryshme të shkrimtarit gjatë karrierës së tij dhe se si ai i rezistoi qeverisjes komuniste të Shqipërisë. Macron i dha Kadaresë këtë titull “për veprat e tij, kurajon e tij për t’u ngritur ndaj një sistemi diktatorial… dhe si një mbrojtës i lirisë, një shkrimtar i madh për njerëzimin”.
Ai e cilësoi Kadarenë si “Poet i Ballkanit, rapsod i Evropës”.
Një moment tjetër domethënës ishte edhe përshëndetja në shqip e Macronit.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mirëseardhjes të organizuar në Pallatin e Brigadave, Macron u është drejtuar të pranishmëve me një mesazh në gjuhën shqipe.
Ai theksoi se “për ta mbyllur po e ngre gotën time për këtë vizion entuziast që kemi ne për vendin tuaj”.
“Po e ngre gotën time edhe për Shqipërinë, popullin shqiptar, për lidhjet e ngushta dhe kaq të veçanta që na bashkojnë, për Evropën. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, u shpreh Macron në shqip.
Vizita e Presidentit francez erdhi në të njëjtën ditë kur në Tiranë u mbajt Samiti i Procesit të Berlinit për herë të parë jashtë BE-së.
Në kuadër të integrimit, Kancelari gjerman, Olaf Scholz e cilësoi gabim që vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë anëtarësuar në BE, 20 vjet pas takimit në Selanik, teksa theksoi se, anëtarësimi duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania