Vitia prezanton dëshmi për parregullsi në tenderin e insulinave, dyshohet për falsifikim të dokumenteve nga “Pharma Leader”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm, Naim Bardiqi, sot në një konferencë për media shprehën dyshimet për mashtrim nga ana e kompanisë “Pharma Leader” lidhur me tenderin për insulina.
Ministri Vitia ka thënë para gazetarëve se shpreh shqetësimin e thellë lidhur me dyshimet për veprën penale, falsifikim i dokumentacionit në tender nga ana e operatorit ekonomik “Pharma Leader”.
“Dje, më 12 qershor, jemi njoftuar zyrtarisht se asnjëherë kompania ‘Pharma Leader’ nuk ka pasur asnjë leje apo marrëveshje për të importuar insulina në Kosovë. As nga prodhuesi amerikan ‘Eli Lilly’, as nga kompania në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Vitia, transmeton Telegrafi.
Më tej ai ka thënë se “në dokumentin e muajit maj, të vitit 2023, operatori ekonomik e ka ofruar një dëshmi (statment) nga ‘Pharma Trade’, në gjuhën angleze. Me qëllim të konfirmimit të rregullsisë së dëshmisë, Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar përmes shkresave elektronike me ‘Farma Trade’ me seli në Maqedoninë e Veriut. Nga ana e Zv/drejtorit gjeneral të ‘Fharma Trade’ kemi pranuar përgjigjen përmes postës elektronike, me shkrim, se dëshmia e ofruar nga ‘Pharma Leader’ nuk është valide dhe se ata nuk kanë ofruar një dëshmi të tillë”.
“Në pyetjen tonë nëse prodhuesi ‘Eli Lilly and Company’ është në dijeni për përmbajtjen e kësaj shkrese/dëshmie të ofruar nga ‘Pharma Leader’, përgjigjja është se as prodhuesi nuk është në dijeni të ekzistimit të një shkrese të tillë që kompania e ka prezantuar si dëshmi në Ministrinë e Shëndetësisë”, ka thënë ministri.
Ai ka thënë se “bazuar në korrespodencën e verifikimit të dëshmive të prezantuara, operatori ekonomik ‘Pharma Leader’, dyshohet se ka ofruar dokument të falsifikuar gjë që konsiderohet vepër penale. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 390, është e përcaktuar vepra penale: -Falsifikimi i dokumenteve: Kushdo që përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal ose me dije përdor dokumentin e falsifikuar apo të ndryshuar si origjinal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet”.
“Verifikimin për vërtetësinë ose jo të këtij dokumenti të pretenduar, si Ministri e Shëndetësisë e kemi pranuar dje, me datë 12 qershor 2023, pas përfundimit të orarit administrativ. Përgjigjja ka ardhur nga zv/drejtori Gjeneral Administrativ i firmës ‘Pharma Trade’ me seli në Maqedoninë e Veriut”.
Sipas Vitisë, kjo vë në dyshim edhe të gjitha dokumentet e prezantuara deri më tani nga kompania në fjalë. “Me këto të dhëna janë marrë vendimet në gjykata, në OShP dhe aq më shumë, janë bërë hetime në Prokurorinë Speciale dhe Prokurorinë Themelore”.
“Çdo herë kemi bërë thirrje për regjistrim të AM të insulinave të pretenduara. Dhe, nuk e kemi kuptuar se pse kemi hasur në rezistencë”, tha ai.
Vitia ka thënë se Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht ka bërë dhe bën thirrje tek të gjitha kompanitë që t’i regjistrojnë produktet dhe të pajisen me Autorizim Marketing si garancion i cilësisë si dhe garancion i kompanive prodhuese çdo herë në shërbim të ruajtjes së shëndetit publik. “Sidomos në këtë rast ku është mirë që të gjitha kompanitë prodhuese të insulinave të regjistrojnë produktet e tyre në Republikën e Kosovës për një produkt që sa është i rëndësishëm, aq është edhe jetik për pacientët të cilët janë të varur nga insulina”.
Vitia tha se “tani po bëhet e qartë. Kompania në fjalë nuk kanë dashur të aplikojnë për AM sepse nuk kanë mundur. Sepse nuk kanë pasur lejen nga prodhuesi amerikan”.
“Pyetja që shtrohet këtu është se nga do t’i merrnin insulinat kur nuk kanë pasur leje për t’i marrë ato amerikane? Produkte fallco? Kontrabandë apo çfarë? Kjo duhet kuptuar dhe sqaruar sa më parë”.
“Sot, në mëngjes, këto prova menjëherë i kemi proceduar tek organet kompetente për hetime të mëtutjeshme. Një kopje e shkresës është dorëzuar edhe fizikisht në Policinë e Kosovës. Që të gjitha shkresat elektronike tashmë i kanë organet e sigurisë, si prova ky dyshohet për vepër penale siç është falsifikimi i dokumentit me qëllim të përfitimeve të jashtëligjshme. Por, jo vetëm kaq. Potenciali i dëmtimit të shëndetit publik dhe shumë probleme të tjera të shkaktuara gjatë kësaj periudhe”, ka thënë Vitia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës