Vitia: Jemi në bisedime të drejtpërdrejta me të gjitha kompanitë prodhuese për furnizim me vaksina

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se janë në bisedime të drejtpërdrejta me të gjitha kompanitë prodhuese.
Për shkak të konfidencialitetit, Vitia tha se nuk mund të tregojë më shumë detaje, por mund të konfirmojë se janë në rrugë të mbarë për të siguruar vaksinat.
“Jemi në bisedime të drejtpërdrejta me të gjitha kompanitë prodhuese dhe me disa nga to jemi në rrugë të mbarë që të sigurojmë vaksina, por për shkak të konfidencialitetit nuk mundem për momentin të bëj të ditura detaje”, tha Vitia.
Ministri Vitia u shpreh po ashtu se numri i testimeve është rritur për 13.64 për qind, në krahasim me testimet e bëra për 20 ditët e fundit para se të merrte postin e ministrit.
Ai theksoi se testimet po vazhdojnë në bazë të kritereve të vendosura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Testimet në IKSHPK dhe laboratorët private, vazhdojnë sipas indikacioneve epidemiologjike dhe kritereve të reja të definuara nga ky institut. Nëse krahasojmë 28 ditët e kabinetit të ri të MSH, nga data 23 mars deri më 19 prill janë testuar 111 mijë e 536 raste. Kurse në 20 ditët paraprake nga data 23 shkurt deri më 22 mars 2021 janë testuar 98 mijë e 140 raste, do më thënë 13.64 % është testuar më shumë në këtë periudhën e fundit”, theksoi Vitia.
Sipas tij, masat anti-COVID do të vazhdojnë të përditësohen çdo dy javë, ndërkaq u shpreh se ka një ulje të rasteve të reja me coronaviorus prej 22 për qind, pas masave të fundit.
“Masat do të përditësohen çdo dy javë varësisht nga situate epidemiologjike në terren. Raportimet e fundit flasin kemi ulje të rasteve të të infektuarve dhe të të hospitalizuarve. Krahas uljes së numrit të rasteve të reja dhe të të hospitalizuarve, kemi edhe rënie të rasteve të vdekjes, pra nga mbi 10 raste, në më pak se 10 raste për dita ditë radhazi. Kapacitetet tona spitalore janë liruar për 22 për qind. Raporti i fundit, ai i datës 22 prill, flet edhe për raste të uljes së rasteve pozitive për 22 për qind. Tashmë vërehet qartë edhe rritja e numrit të të shëruarve”, u shpreh Vitia gjatë raportimit të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi