LAJMI I FUNDIT:

Vitamina D kundër gripit dhe astmës

Vitamina D kundër gripit dhe astmës

Një hulumtim i realizuar në Japoni, te fëmijët e moshës shkollore, ka treguar se marrja e vitaminës D shtesë gjatë dimrit, parandalon sëmurjen nga gripi sezonal dhe zvogëlon rrezikun e shfaqjes së sulmeve astmatike.

Është vërtetuar se vitamina D mund të zvogëlojë për 58% prirjen për t’u sëmurë nga gripi, ndërsa te fëmijët me astmë, zvogëlon në masë të madhe rrezikun e shfaqjes së sulmeve astmatike.

Në studim kanë marrë pjesë 167 fëmijë të moshave ndërmjet 6 dhe 15 vjeç, të cilët brenda ditës kanë marrë nga 1.200 njësi të vitaminës D3.

Revista American Journal of Clinical Nutrition njofton se fëmijët me astmë, të cilët kanë nivel të ulët të vitaminës D në gjak, janë pesë herë më të rrezikuar që të sëmuren nga gripi. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori