LAJMI I FUNDIT:

Visar Bekaj po e bën hapin e madh në karrierë, drejt transferimit në Turqi

Visar Bekaj po e bën hapin e madh në karrierë, drejt transferimit në Turqi

Portieri Visar Bekaj po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Tiranës, teksa mësohet se ka firmosur me skuadrën turke të Hatayasporit, ekip ky që luajti këtë sezon në elitë, por u tërhoq nga kampionati pas tërmetit.

25- vjeçari është gati të provojë një aventurë të re jashtë vendit, për të treguar kështu aftësitë e tij në mesin e shtyllave.

Në këtë sezon, ai ka shkëlqyer me pritjet e tij, duke i dhënë shpeshherë fitoren skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi.


Lojtari do të firmosë një kontratë trevjeçare me turqit. Portieri gjithashtu do të përfitojë një rrogë të majme.

Panorama Sport” zbulon se bëhet fjalë për 17 mijë euro në muaj. Visar Bekaj është 26 vjeç, të cilat i mbush sot. Kampionatin e fundit ka luajtur 42 takime në Superiore, duke qenë në fushën e lojës 3777 minuta, duke mbajtur 15 ndeshje skuadrën të paprekur në Superiore.

Pa asnjë pikë dyshimi është një nga lojtarët më të mirë të Superiores, ndërsa është portieri i padiskutueshëm i këtij kampionati. Lojtari është një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës bardheblu. Ai erdhi nga Prishtina, pasi Tirana i bleu kartonin rreth 100 mijë euro.

Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Ky është viti i 3-të i gardianit te Tirana, pasi u transferua në kryeqytet në vitin 2020 nga klubi i Prishtinës.

Gardiani kohë më parë konfirmoi faktin për situatën e kontratës së tij te Tirana, duke thënë se do të shohë mundësitë që ka e ndoshta të transferohet jashtë Shqipërisë.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori