LAJMI I FUNDIT:

Veturat po lëviznin poshtë tij, momenti i shembjes së mbikalimit të metrosë në Mexico City

Veturat po lëviznin poshtë tij, momenti i shembjes së mbikalimit të metrosë në Mexico City

Një operacion shpëtimi ishte në proces pasi një mbikalim i metrosë në Mexico City u shemb pjesërisht të hënën në mbrëmje.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, të paktën 13 njerëz vdiqën në incident dhe rreth 70 u plagosën, thanë autoritetet e mbrojtjes civile në Meksikë.


Videot në televizionin meksikan dhe mediat sociale treguan vagonë treni “të varur” ndërsa sirenat shpërthyen aty pranë.

Ndërkohë disa pamje treguan mbikalimin duke u shembur mbi makina në një rrugë poshtë.

Një video tjetër tregoi ekipet e urgjencës mjekësore dhe zjarrfikësit në vendin e aksidentit duke larguar rrënojat dhe në kërkim të të mbijetuarve.

Kryebashkiakja e Mexico City, Claudia Sheinbaum, tha në Twitter se “zjarrfikësit, personeli i sigurisë publike janë duke punuar”, duke shtuar se 34 persona ishin dërguar në spital.

Kishte akoma njerëz të bllokuar brenda trenit, megjithëse “nuk e dimë nëse ata janë gjallë”, tha Sheinbaum. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori