Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka vlerësuar se fatkeqësisht sot qytetarët e Komunës së Prishtinës po ballafaqohen me një qeverisje, e cila nuk po brengoset për qytetarët e saj.
“Sot kryetari Shpend Ahmeti bashkë me drejtorin e Investimeve Kapitale Gëzim Mehmeti paraqitën në konferencë për media projektet të cilat janë paraqitur më herët sepse janë projekte të viteve të kaluara në infrastrukturën lokale”, thotë LVV.
Njoftimi i plotë i LVV-së:
Ne si Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komunën e Prishtinës i gëzohemi çdo projekti të realizuar në të mirë të qytetarëve të Prishtinës. Fatkeqësisht sot qytetarët e komunës sonë ballafaqohen me një qeverisje e cila nuk po brengoset për qytetarët e saj. Diskutimet publike bëhen sa për të përmbushur obligimet ligjore por pa pjesëmarrje të qytetarëve sepse nuk njoftohen si duhet ata dhe mbahen gjatë orarit të punës. Kërkesat e qytetarëve nuk shqyrtohen dhe shumica e tyre mbesin pa përgjigje nga dikasteret e komunës. Kryetari i Komunës nuk merr pjesë as në seancë të Kuvendit Komunal dhe as në diskutime me qytetarët. Pra kemi të bëjmë me papërgjegjëshmëri në raport me qytetarët e Prishtinës.
Sot kryetari Shpend Ahmeti bashkë me drejtorin e Investimeve Kapitale Gëzim Mehmeti paraqitën në konferencë për media projektet të cilat janë paraqitur më herët sepse janë projekte të viteve të kaluara në infrastrukturën lokale. Një konferencë me lajme të vjetra nuk mund të mbuloj raportin e punës për gjashtë mujorin e parë ku vërehen qartë dështimet e qeverisjes në Prishtinë. Tani para se ky raport, ku dallohet dështimi, të diskutohet në Kuvendin Komunal, ai mundohet të paraqes disa të arritura në projektet e infrastrukturës. Të gjitha këto projekte janë të kontraktuara nga qeverisja e kaluar. Asnjë kontratë e re deri më sot nuk është nënshkruar në projekte të infrastrukturës rrugore. Për gjashtë muajt e 2018-tës është realizuar vetëm 19 % i buxhetit në drejtorinë e Investimeve Kapitale. Që po realizohen projektet e nisura dhe publikura më herët është mirë, por gjithkush është duke pritur qà « të realizohen projektet e reja të zotuara. Nëse deri më tani, pra 1 gusht 2018, nuk është nënshkruar asnjë kontratë e re për këtë vit nuk do të realizohet asnjë projekt i ri.
Shpendi në fushatë premtoi ndërtimin e rrugës “A”. Sot deklaroi se rruga “A” do të realizohet gjatë vitit të ardhshëm. Ne i informojmë qytetarët se rruga “A” as nuk është e projektuar e as nuk ka filluar ende asnjë procedurë për projektimin e saj. Edhe sikur tani të kishin filluar punimet për ndërtimin e saj nuk do të mund të përfundonin gjatë vitit të ardhshëm sepse ndërtimi i rrugës “A” ka kosto shumë të lartë. Kjo rrugë fillon nga lagjia e Kalabrisë e deri në lagjen Mati dhe është rrugë me katër korsi sipas planit rregullues. Gjerësia e saj është minimum 32 metra dhe Komuna as që ka filluar me procedurat e shpronësimit e as të projektimit të rrugës. Me këtë mënyrë të mospunës kjo rrugë nuk mund të përfundojë as vitin e ardhshëm megjithë dëshirën tonë që kjo rrugë të bëhet sepse është tepër e rëndësishme për komunën tonë.
Natyrisht kur Shpendi flet për Unazën e qytetit dhe thotë se do të përfundojë në vitin 2020 tregon që ai nuk kupton asgjë nga realizimi i projekteve infrastrukturore. Ky është projekt shumë madhor për komunën dhe është projektuar në vitin 2009. Së pari, do të duhej që të bëhej një revidim i këtij projekti sepse tani ka ecur shumë përpara teknologjia e ndërtimit të rrugëve dhe mund të bëhej revidimi i këtij projekti dhe me këtë rast do të rritej kualiteti i rrugës dhe zvoglimi i kostos. Edhe për këtë projekt ende nuk ka filluar procedura e shpronësimit prandaj me gjithë dëshirën tonë nuk mund të realizohet deri në vitin 2020. Ne kërkojmë nga Shpendi që të filloj me realizimin e premtimeve që i ka bërë në fushatë dhe jo me këso konferencash boshe ku paraqet projekte të filluara nga qeverisja e kaluar e që janë prezantuar njëherë para publikut shumë më herët, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës