Lëvizja Vetëvendosje po kërkon garanci nga Lidhja Demokratike e Kosovës se këta të fundit do të qëndrojnë në sallë për votimin e presidentit, në mënyrë që të tërhiqen nga iniciativa për ndryshimin e Ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme.
Këtë e bëri të ditur ushtruesja e detyrës së shefit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila gjithashtu konfirmoi se seanca për votimin e presidentit do të mbahet sot në orën 18:00.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ajo tha se ka kërkuar nga shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, të konfirmojë se a do të jenë pjesëmarrës në seancë deputetët e kësaj partie.
“Unë kam kërkuar nga Gashi, se a mund ai të konfirmojë se në rast se ndodh edhe kjo çështje teknike, e cila është tërësisht teknike për arsye se ligji u hodh poshtë mbrëmë, nëse ndodh kjo çështje teknike e dorëzimit të nënshkrimeve tona për tërheqje të projektligjit, i cili tashmë është i pushuar në procedurë, ai mund ai të garantojë dhe të thotë publikisht se LDK do të jetë në seancë për të votuar për kandidaten për president të Republikës së Kosovës, gjë të cilën ai refuzojë ta thotë në mbledhjen e kryesisë”, tha ajo.
Ndërsa LDK ka deklaruar që nuk merr pjesë në seancën për votimin e presidentit nëse nuk tërhiqet projektligji i iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje dje, për ndryshimin e Ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme.
Këtë projektligj, partia në pushtet synoi dje të paraqesë në dy lexime në procedurë të përshpejtuar, por pas kundërshtimit të opozitës, i njëjti nuk kaloi dhe vazhdoi në procedurë të rregullt.
Për këtë, Kusari-Lila tha se projektligji mbetet në sistem të kuvendit dhe se po shohin se cilat procedura duhet ndjekur për, siç tha ajo, të realizuar një seancë të mirëfilltë për zgjedhjen e presidentit.
“Ligji është ndaluar në procedurë ndërsa natyrisht se trajtimi i mëtutjeshëm në procedurë të rregullt nënkupton tërheqjen nga procedura e përshpejtuar dhe fillimin e procesit sipas procedurës së rregullt që do të nënkuptonte formimin e grupit punues, përfshirjen e opozitës njëjtë sikurse kanë deklaruar edhe sot në mëngjes Konjufca, kryeministri Kurti dhe Osmani”, tha ajo.
Gjatë ditës së djeshme, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur iniciativë të ndryshojë ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, me procedurë të përshpejtuar, por është kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile se këtë po e bën me nguti dhe pa konsultim paraprak.
Meqë nuk i kishte dy të tretat, iniciativa nuk kaloi dhe ka mbetur në procedurë të rregullt.
Ndërsa sot ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufa, përmes një komunikate ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani garantojnë se nuk do të veprohet asgjë lidhur me ligjin për zgjedhje pa konsultim me opozitën.
Por, partitë opozitare po kërkojnë që projektligji të tërhiqet, çka LDK e ka edhe kusht për pjesëmarrje në seancë.
Krejt këto zhvillime po ndodhin para mbajtjes së seancës për votimin e presidentit të vendit, të cilën kryesia e ka caktuar për sot në orën 18:00.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker