LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje e quan koalicionin PDK- LDK, koalicion i hershëm në korrupsion

Vetëvendosje e quan koalicionin PDK- LDK, koalicion i hershëm në korrupsion

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me arrestimet e fundit për korrupsion.

Në këtë konferencë ka folur anëtari i kryesisë, Ylli Hoxha i cili theksoi se rrjeti i krimit të organizuar, ai që u arrestua ditë më parë i drejtuar nga deputetit i PDK-së Azem Syla, e dëshmon qartë sistemin se si funksionon Republika e Kosovës dhe si është e kapur ajo.

“Për më tepër në këtë rrjet të udhëhequr nga një deputet i PDK-së, njëherit njeri me ndikim në kreun e kësaj partie dhe i afërt me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, pjesëmarrës ishte edhe një drejtor komune i Isa Mustafës, dhe të gjithë së bashku ishin të lidhur me ish officer të MUP famëkeqe të Serbisë.


Sikur në rrafshin politik e institucional ku i kemi bashkë Isa Mustafën e LDK-së, Hashim Thaçin e PDK-së, Kadri Veselin e ShIK-ut, dhe këta bashkë me Vuçiqin e Daçiqin, ashtu edhe në nëntokën e organizuar për shpronësim toke, janë bashkë eksponentë të të njëjtave grupe”, tha Hoxha.

Ai më pas shoti se kjo politikë e shtetshkatërrimit dhe e kapjes së shtetit nuk mund të funksionojë ndryshe përveç me një bashkëpunim të ngushtë në mes të kamuflazhës institucionale dhe nëntokës reale të krimit.

“Pa krim të organizuar nuk do të bëheshin bashkë, por edhe pa u bërë bashkë nuk do të mund të organizonin krim”, tha Hoxha, transmeton Telegrafi.

Më tej në konferencë u tha se nesër  bëhen dy vite që kur Grupi jonë i asambleistëve, në bashkëpunim  me Komunën e Prishtinës kishte çuar një lëndë në prokurori për një rast identik me rastin të cilin e ngriti prokuroria dje ndaj Azem Sylës dhe krimit të organizuar. Ne kemi dyshime se në Sofali janë tjetërsuar mbi 60 hektarë të pronës komunale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli

Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli

Lajme
Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Detaje nga therja me thikë në Ferizaj – viktima është një i mitur

Detaje nga therja me thikë në Ferizaj – viktima është një i mitur

Kronika e Zezë
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Vetura e policisë përfshihet në aksidentin zingjiror në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, pesë persona të lënduar

Vetura e policisë përfshihet në aksidentin zingjiror në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, pesë persona të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori