LAJMI I FUNDIT:

VETËM QIELLI ËSHTË KUFI

VETËM QIELLI ËSHTË KUFI

Pasioni, ndjenja e zbulimit të panjohurës tek natyra, udhëtimi drejt saj, e ka shtyrë Gjemi Kelmendin drejt sporteve ekstreme. Thotë se është e vështirë të ushtrohen sporte të tilla. E pasi e provon për herë të parë të ngjitësh një majë mali, gjithçka të kthehet në ves, pa të cilin nuk jeton dot të përditshmen e zakonshme.

Magjia e Alpeve, brenda e jashtë kufirit shtetëror, biodiversiteti i natyrës, mikpritja e njerëzve të thjeshtë janë ato që kanë bërë që Gjemi të mos i ndahet këtij pasioni. Mirëpo puna e eksploratorit drejt çative të botës është një nga më të vështirat. Rreziqet janë të shumta. Deri tani ka përmbushur dy prej tyre: malet, Kilimanjaro dhe Mont Blanc. Ndërsa, Everesti për të është një sfidë e vërtetë dhe përqendrimi kryesor i tij.


Gjemi Kelmendi në këtë intervistë, rrëfen për sfidat e tij të jashtëzakonshme dhe se si për të arritur objektivat e tij, gjëja më e rëndësishme ka qenë mosdorëzimi.

Bjeshkataria dhe alpinizmi sot janë sporte shumë të popullarizuara, për dikë një hobi e për të tjerë edhe profesion. Njerëzit që nuk kanë të bëjnë me alpinizmin e kanë të vështirë që të kuptojnë këtë pasion, prandaj ju pyes, cila është shtysa e vërtetë që ju bën të ngjiteni në lartësi të tilla të rrezikshme?
Secili pejan rritet me Bjeshkët e bukura të Rugovës dhe nuk është vështirë që të dashurohesh në bukuritë dhe rreziqet që t’i ofron bjeshka. Unë kam një respekt shumë të madh për malin, por nuk kam frikë prej tij. Kam një marrëdhënie shumë intensive me lartësitë dhe e njoh malin deri në detajet më të imta.

Nëpër cilat vende të rëndësishme keni kaluar në këtë rrugë deri tani dhe cilat vende ju kanë fascinuar më së shumti?
Kam qenë në shumë vende të Evropës, si në Francë, Austri, Gjermani dhe në Tanzani (Afrikë), Turqi (Ararat, Kaçkar-Suphana). Në Kaçkar, ngritja ka qenë nga ana e akullnajave, dhe për momentin, jam i vetmi shqiptar që kam pushtuar me sukses.
Të gjitha bjeshkët janë fascinonte në mënyrën e vet dhe në kohën kur i pushton (dimër,verë). Më tërheqin Alpet Shqiptare, sidomos maja malore e Jezercës në Shqipëri.

Ju bashkë me disa anëtarë të ekspeditës e pushtuat çatinë e Afrikës, majën Kilimanjaro në Tanzani, me lartësi 5895 metra?
Po kemi qenë një ekip prej 7 bjeshkatarëve nga Kosova dhe mbas shumë peripecive nga ana e shtetit të Kenias, kaluam xhunglën dhe pastaj e pushtuam Kilimanjaron. Të them të drejtën ndihem shumë mirë, sepse ka qenë një sfidë shumë e madhe. Ka qenë një periudhë shumë e gjatë përgatitje dhe lodhje njëkohësisht. Tani shijojmë atë që kemi arritur, në kuptimin mendor dhe emocional.

Mirëpo, jo secili është i lindur për të qenë alpinist. Alpinizmi kërkon aftësi të larta teknike dhe gjimnastikore. Ky udhëtim ka kërkuar përgatitje të mëdha. Çfarë pajisjesh keni pasur me vete?
Marrja me këtë profesion kërkon përgatitje të lartë fizike dhe psikike pa nënvlerësuar edhe nevojën e përgatitjes së mirë logjistike. E gjithë kjo me qëllim të kapjes së majave më të larta të botës. Përgatitjet fizike bëhen gjatë gjithë vitit, sepse njëkohësisht pushtohen bjeshkët tjera. Pajisjet, kuptohen që duhet të jenë dimërore, për kushte ekstreme, sepse atje mbretërojnë temperatura të ulëta, nën -15.

A ka qenë sfidë psikologjike të niseni pastaj në pushtimin e majës më të lartë në Evropë, Mont Blanc, me lartësi prej 4808 metra?
Ka qenë sfidë, por bjeshkatarët e Kosovës kanë ndihmuar njëri-tjetrin për pushtimin e kulmit të Alpeve. Problemet hëpërhë i kemi lënë t’i mbulojë bardhësia e saj, e tani do të flasim vetëm për argëtim dhe kënaqësi.

Jeni gjithë kohës në kërkim të lartësive, madje edhe të atyre që i keni arritur më parë?
Bjeshkatarët kurrë nuk ndalen dhe shpresojmë që së shpejti të pushtojmë dhe majën më të lartë në botë Mont Everestin (8.848 m), e cila është tentuar të pushtohet nga bjeshkatarët e Gjeravicës disa herë, por ka dështuar për shkak të kushteve klimatike. Shpresojmë se një traditë mbi 85 vjeçare të kurorëzohet me pushtimin e kësaj maje. Për të arritur këtë sfidë duhet dhe ndihma e shtetit të Kosovës.

Në çfarë mënyre jeni përgatitur për situata potencialisht të rrezikshme?
Çdo lëvizje në bjeshke të ushtron domosdo për situata të rrezikshme. Rreziku është pjesë e aventurës, e asaj çfarë mua më tërheq. Kjo më bën që të jem gjithmonë në eksplorim. Njëkohësisht mbahen trajnime për bjeshkatari që ndihmojnë në tejkalimin e këtyre rrethanave. Pres sezonin dimëror me padurim që malet t’i ngjis me dëborë e akull pasi ajo më jep adrenalinë.

A ua ka ndryshuar jetën kjo përvojë?
Shumë, madje shumë, për një jetë më me vlerë dhe me bukuri të papara të natyrës; të bën të ndjehesh bukur në këtë Kosovë të zymtë.

Cilat kanë qenë momentet më të vështira deri tash?
Ka shumë çaste të tilla, në vetvete edhe vështirësitë i shijojmë si kënaqësi. Është pjesë e pasionit. Momenti më i vështirë ka qenë në Mont Blanc, ku dy bjeshkatar u detyruan të kthehen pak para pushtimit të majës si dhe bjeshkatarët që kthehen nga Tanzania për shkak të mungesës së të hollave nga rritja e kostos së udhëtimit.

Dhe, cilat kanë qenë momentet më të bukura dhe më mbresëlënëse?
Momente mbresëlënëse ka shumë. Çdo maje i ka bukuritë e papërshkrueshme, të pashijuara, por moment i bukur ka qenë ngritja e flamurit kombëtar dhe atij kosovar në Mont Blanc nga 12 bjeshkatar kosovar, por edhe nga shtatë bjeshkatarë tjerë në Kilimanjaro. Ne, jemi të vetmit që me krenarinë e çdo shqiptari valëvitim flamurin në majat gjigante, ndërsa askush nuk na sheh dhe nuk na brohorit. Mirëpo, këtë e bëjmë për krenari.

Pavarësisht rreziqeve, vazhdoni që të kërkoni sfida të reja, duke mos u tërhequr kurrë. Përveç alpinizmit, jeni i pasionuar dhe adhurues i çiklizmit dhe lundrimit?
Që nga mosha rinore jam marrë me sporte të ndryshme për të fituar kondicion për ngritje në bjeshkë. Çiklizmi është ushtrimi më i preferuar dhe më ngacmoi që t’i bashkëngjitëm një grupi nga Peja që ta kalojmë rrugën e vjetër Pejë-Çakorr-Plavë- Gusi-Kelmend-Shkodër-Bajram Curr-Junik-Pejë, të cilën e kaluam me shumë peripeci. Gjithashtu, me disa anëtar nga Kosova kemi lundruar në rrjedhjen e Drinit të Bardhë që nga Klina deri ne bregdet, në Shëngjin. Ndërsa, vitin e kaluar, bashkë me 6 anëtarë të tjerë, rrugëtuam nga Brukseli në Prishtinë me biçikleta, për 19 ditë me radhë, 2500 km; dmth, mesatarisht brenda ditës kemi kaluar 132 km.

Turizmi ekstrem është gjithnjë e më i popullarizuar. A ekziston mundësia që njerëzit të cilët kurrë nuk janë marrë me alpinizëm të nisen për të pushtuar lartësitë, si njëfarë forme e “udhëtimit turistik”?
Ndonëse prej vitesh kam shoqëruar grupe të ndryshme në eksplorimet në natyrë, kam vënë re se vitet e fundit shumë të rinj e të reja kanë filluar të dalin në natyrë dhe të shijojnë bukuritë, madje përveç ecjes në natyrë ka filluar t’u pëlqejë dhe alpinizmi duke bërë ngjitje nëpër malet e larta.
Kur shkohet me persona të licencuar për udhëheqje në bjeshkë, shumë nga personat që paraqiten për herë të parë apo kanë pak dijeni, me dëshirë të madhe, i tejkalojnë edhe mundësitë e veta.

Sa ndiheni i vlerësuar për arritjet në fushën e këtyre sporteve atraktive dhe të rrezikshme?
Sa herë që ngjitem në një majë, më bën të ndjehem plot jetë dhe një qetësi shpirtërore më mban një kohë të gjatë. Por edhe vlerësimet nga bjeshkatarët e tjerë si dhe shoqatës që i përkas unë, Gjeravica e Pejës, me një traditë mbi 85 vjeçare, më bëjnë krenar. Kam marrë mirënjohje për pushtimet e majave të larta në Evropë dhe Afrikë më 2009 dhe 2010 nga Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës, ndërkaq jam vlerësuar edhe si bjeshkatari i vitit 2011. Këto vlerësime më bëjnë që të jem edhe më aktiv. Por, edhe sa herë që më takojnë nëpër kafene, më ndalin në rrugë apo kudoqoftë dhe më pyesin se si mund të na bashkëngjiten, me dëshirë të madhe i udhëzojë që të jenë pjesë e shoqërive bjeshkatare që ekzistojnë në të gjitha qytetet e Kosovës. /Telegrafi/

F

Në trend

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Kalo në kategori