Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, duke sqaruar se kë e mendoi kur foli për qarqet pro-ruse dhe pro-serbe, tha se “Pro-rusë dhe pro-serbë janë të gjithë ata që tentojnë ta ndajnë Kosovën – popullin e Kosovës”.
Në Zona B të Klan Kosovës ai ka deklaruar se do të punojë shumë që të arrihet konsensus brenda faktorit politik shqiptar në vend, në rrugëtimin drejt fundit të bisedimeve me Serbinë.
“Nuk e kemi ne luksin e degjenerimit politik siç e ka shteti maqedonas dhe ai shqiptar. Sepse ne nuk jemi në OKB. Ne duhet të bëhemi bashkë, sepse ndryshe depërtimi i faktorit pro-rus dhe pro-serb brenda faktorit politik në Kosovë do të jetë më i madh”, tha ai.
“Kryeministri ka bërë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme dhe ajo është legjitime. Qëllimi i saj është që të shkohet në një drejtim të ri, në mënyrë që të kemi konsensus nacional. Unë edhe sot e thërras opozitën që të vijë të marrë përgjegjësi”.
“PDK-ja do të marrë pjesë në të gjitha seancat, aty ku është interesi qytetar. Ne duhet të ndërtojmë konsensus përballë Serbisë. Kur jemi bashkë jemi më të fuqishëm. Shpresojmë që nesër do të nisë fillimi i ndërtimit të një platforme të përbashkët. Unë kam thënë le të vijë kush të dojë ta udhëheqë dialogun. Por dialogu është proces i mbështetur nga Shetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Ne duhet t’i ruajmë partnerët tanë, të cilët insisojnë që Kosova të shkojë përpara në procesin e dialogut. Ky është proces i madh. Ne si Kosovë duhet të bëhemi bashkë dhe jo të na ndodhë ajo që na ka ndodhur me demarkacion”.
“Ideja është të evitohet debati shterpë dhe të krijohet uniteti. Unë besoj shumë që do të jenë 61 (vota) dhe do të votohet edhe nga opozita dhe do të jemi bashkërisht”.
“Ka vend për secilin përfaqësim politik, por destruktiviteti që synon ta rrezikojë shtetin në emër të kauzave të mëdha kombëtare nuk do të lejohet. Në çështje nacionale ne nuk e përjashtojmë asnjë parti”.
“Ka zëra shumë të arsyeshëm në opozitë. Tek LDK-ja, e cila ka qenë parti tradicionaliste, ka një mllef dhe veçanërisht i ka hyrë në qejf ajo loja e tensioneve”.
“Shteti, sovraniteti, integriteti janë gjëra të shenjta për popullin e Kosovës, janë obligime kushtetuese dhe patriotizëm për Partinë Demokratike të Kosovës”.
“Shqiptarët në Luginën e Preshevës janë qytetarët më të diskriminuar në Evropë”, tha Veseli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk