LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Qeverinë Mustafa e rrëzuan votat e deputetëve të LDK-së (Video)

Veseli: Qeverinë Mustafa e rrëzuan votat e deputetëve të LDK-së (Video)

kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se deputetët e LDK-së nuk e votuan Mustafën as kur u zgjodh Kryeministër, e këtë e bënë deputetët e PDK-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, kërkoi nga Kosova të mos humb kohë në arritjen e një marrëveshje me Serbinë.

Veseli, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se partnerët e rëndësishëm të Kosovës po kërkojnë me ngulm që ne të futemi në dialog.


“Ndërkombëtarët na kanë thënë se nuk kemi kohë t’iu presim në pafundësi. Merrni përgjegjësi, dialogu do të ndodhë. Ne duam t’i mbyllim konfliktet në Ballkan, na thanë. E, ne tash t’i injorojmë këto kërkesa?”, deklaroi Veseli, përcjell Telegrafi.

Duke folur për situatën politike në vend, Veseli ka thënë se qeverinë e kryesuar nga Isa Mustafa i LDK-së, e kanë rrëzuar votat e deputetëve të vetë asaj partie.

“Ata nuk ia kanë dhënë votën që nga momenti kur ai nuk është votuar për kryeministër, e kanë votuar deputetët e PDK-së. Në momentin më delikat iu rritnin votat kundër dhe erdhi një moment kur u detyruam të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha Veseli.

Ai ka thënë se kjo qeveri është e suksesshme pasi ka kaluar më shumë projektligje se çdo Kuvend më parë.

“Asnjëherë më parë se këtë vit nuk kemi kaluar më shumë projektligje. Asnjë projektligj nuk ka mbetur pa kaluar”, deklaroi Veseli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori