LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Ndryshimi në Mitrovicë vjen me kryetaren Valdete Idrizi

Veseli: Ndryshimi në Mitrovicë vjen me kryetaren Valdete Idrizi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, kanë takuar dhjetëra të rinj me të cilët kanë diskutuar vizionin dhe platformën qeverisëse për perspektivën e Komunës së Mitrovicës.

Kreu i PDK-së tha se nga takimet e shumta me rini në Komunën e Mitrovicës e vëren energjinë dhe vendosmërinë për ndryshim pozitiv të qeverisjes e ai ndryshim Veseli tha se do të vjen me udhëheqjen e kryetares së re Valdete Idrizi.

“Mitrovica meriton shumë më shumë e sidomos rinia. Ne do të punojmë për një zhvillim të ri të Mitrovicës dhe do të ketë shumë përkrahje, por për të arritur tek zhvillimi nevojitet vizion e atë vizion e ka vetëm kryetarja Valdete Idrizi”, ka thënë Veseli.


Kandidatja për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi tha se qeverisja e saj do të jetë e koncentruar në zgjidhjen e shumë problemeve për qytetarët por duke bashkëqeverisur me qytetarët.

Ajo theksoi se rinia e Mitrovicës nuk ka pasur deri tani asnjë mbështetje, duke i siguruar të rinjtë se ajo do të kujdeset për krijimin e kushteve të barabarta për punësimin e të rinjve dhe duke i mbështetur ata në idetë dhe projektet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori