LAJMI I FUNDIT:

Vendi pa kryeministër, presidenti Thaçi me këshilltarë relaksohen në natyrë

Vendi pa kryeministër, presidenti Thaçi me këshilltarë relaksohen në natyrë

Në kohën kur kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje, të cilën dy ditë më parë ia ka dorëzuar presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe vendi po shkon drejt zgjedhjeve, presidenti sot ka dalë për t’u relaksuar në natyrë.

Ismail Syla, këshilltar në Presidencë, ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet bashkë me Presidentin Thaçi dhe Shefin e Stafit të Presidentit, Bekim Çollakun, ulur në bar diku në natyrë.

“Duke shijuar bukuritë e natyrës sonë me miqtë e mi më të mirë”, ka shkruar Syla në mbishkrimin e fotografisë në Facebook.


Ndërkohë, pa një vendim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, ekspertët thonë se nisma e Lëvizjes Vetëvendosje për shpërbërjen e Kuvendit, në mënyrë që të krijohen kushtet për zgjedhje, do të jetë vështirë e realizueshme.

Njohësit e çështjeve ligjore thonë se për shpërbërjen e Kuvendit nevojitet shumica e kualifikuar apo më shumë se dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori