LAJMI I FUNDIT:

Vendi, data dhe shuma e majme që do e fitojnë: Andy Ruiz dhe Luis Ortiz gati për super meçin

Vendi, data dhe shuma e majme që do e fitojnë: Andy Ruiz dhe Luis Ortiz gati për super meçin

Andy Ruiz Jr do të rikthehet në ringun e boksit pas disa kohësh për t’u përballur me Luis Ortiz në fillim të javës së ardhshme (sipas kohës tonë lokale). Ndërsa të dy luftëtarët kanë një shans drejt titullit, ‘The Destroyer’ dhe ‘The Real King Kong’ me shumë mundësi do të largohen me një pagesë të madhe.

Shumat zyrtare të meçit nuk janë zbuluar ende, por sipas fitimeve të mëparshme të dy luftëtarëve, mund të hidhet një vlerësim se sa do të paguhen.

Ruiz, i njohur më mirë si ”Shkatërruesi”, ka qenë larg ringut për 16 muaj, me luftën e tij të fundit kundër Chris Arreola të fituar me pikë. Sipas burimeve, meksikano-amerikani i ka fituar vetes 1 milion euro për atë ndeshje. Që nga ajo kohë, Ruiz ka qëndruar në formë të shkëlqyer, me shpresën për të siguruar një tjetër titull bote në moshën 32-vjeçare.


Andy Ruiz mahnitë fansat e boksit me ndryshimin trupor që ka bërë, para meçit me Luis Ortiz
Lexo po ashtu Andy Ruiz mahnitë fansat e boksit me ndryshimin trupor që ka bërë, para meçit me Luis Ortiz

Nga ana tjetër, Ortiz, i njohur si ‘ The Real King Kong ‘, pati luftën e tij të fundit kundër Charles Martin tetë muaj më parë, ku ai fitoi 1.5 milion dollarë të raportuara, sipas Total Sportal.

Pra, ndërsa sa para do të bëjnë të dy luftëtarët ende nuk është bërë e ditur, është e sigurt të thuhet se Ruiz dhe Ortiz do të largohen të dy me mbi 1 milion dollarë në meçin e tyre.

"Andy Ruiz nuk dinte si ta trajtonte famën", ish-trajneri i tij i tregon prapaskenat se si e shkarkuan
Lexo po ashtu "Andy Ruiz nuk dinte si ta trajtonte famën", ish-trajneri i tij i tregon prapaskenat se si e shkarkuan

Pasi të përfshihen përqindjet e pagesës për shikim pas ndeshjes, shumat e tyre zyrtare do të bëhen të ditura.

Kur është ndeshja Andy Ruiz kundër Luis Ortiz?

E caktuar për të dielën, 4 shtator (5 shtator, sipas kohës tonë lokale), lufta në peshën e rëndë midis Andy Ruiz Jr dhe Luis Ortiz do të zhvillohet në “Crypto.com Arena” në Los Angeles, Kaliforni (fillon në ora 05:00 sipas kohës tonë lokale). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori