LAJMI I FUNDIT:

Veliu merr premtime për investime gjermane në Podujevë

Veliu merr premtime për investime gjermane në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, gjatë vizitës zyrtare në Bashkinë Westerstede të Gjermanisë, ka takuar sot kryetarin e kësaj bashkie Klaus Gross.

Gjatë vizitës që po realizon në Bashkinë Westerstede të Gjermanisë, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, është pritur sot në një takim nga Klaus Gross-kryetar i Westerstedes.

Në takimin e kryetarëve Veliu dhe Gross, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të bizneseve dhe kompanive gjermane nga kjo zonë, është biseduar për ecurinë e bashkëpunimit të deritashëm dhe gjetjen e formave për investime konkrete të kapitalit gjerman në Podujevë.
Në këtë takim kryetari Veliu mori premtime nga nikoqirët se ky bashkëpunim do të konkretizohet me investime në fushën e zhvillimit ekonomik, bujqësi, arsim, shëndetësi, mbrojtje të ambientit dhe shërbime publike.


Me qëllim të konkretizimit të bashkëpunimit dhe investimeve në fusha të caktuara, një grup i biznesmenëve dhe ekspertëve të Westerstedes së shpejti do ta vizitojë Komunën e Podujevës.

Vizita e kryetarit Veliu në Westerstede është realizuar në kuadër të një bashkëpunimi të nisur më herët në mes Komunës së Podujevës dhe kësaj bashkie gjermane.
Bashkëpunimi i deritashëm është konkretizuar me donacione nga Westerstede për Brigadën e Zjarrfikësve, arsimin dhe shëndetësinë e Podujevës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori