Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka qenë kritik ndaj udhëheqjes së deritanishme të institucioneve te Kosovës, duke thënë se asnjë vendim i Qeverisë së Kosovës nuk ka qenë pozitiv në zhvillimin e vendit.
“Të këqijat që kanë ardhur nga kjo Qeveri, janë të rrezikshme për Kosovën”, tha Ymeri.
I pyetur nëse ka ndonjë vendim apo veprim të kësaj qeverie me të cilin pajtohet Lëvizja Vetëvendosje, Ymeri tha se megjithatë është një gjë për të cilën mund të pajtohet. Sipas tij, fjala është për vendimin për shkarkimin e ish-ministrit Aleksandar Jabllanoviq, i cili pati përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj nënave gjakovare.
Në një intervistë për RTK-në, ai thotë se marrëveshja për shënimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi cakton kufij të ri të Kosovës.
“Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë e kanë nxjerr në pah ekspertët”, tha Ymeri.
Sipas tij, shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi është i domosdoshëm, por me interesa të të dyja palëve. Ndërsa, shprehet se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nuk ka qenë kriter i deritanishëm nga ana e Bashkimit Evropian për liberalizmin e vizave.
Duke komentuar deklaratën e ish kryetarit të VV-së, Albin Kurti, se gjasat për luftë në Ballkan janë më të mëdha se gjasat që të mos ketë luftë, Ymeri pati një shpjegim: “Shmangia e imponimit të një marrëveshje të tillë, rrit gjasat për një luftë. Pra, ne nuk po bëjmë thirrje për luftë, por po themi diçka që e ka thënë edhe një gazetë ndërkombëtare. Çka po ndodh me Kroacinë, me Bosnjën, këto tregojnë që Ballkani ka ma shumë gjasa të shkojë në luftë se sa të mos shkojë”.
Ymeri ka folur edhe për miratimin e ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ky ligj nuk garanton mos privatizimin e këtij gjiganti ekonomik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë