Lisa Marie Presley, kantautorja dhe fëmija i vetëm i Elvis Presleyt, vdiq të enjten pas një urgjence mjekësore dhe një shtrimi të shkurtër në spital. Ajo ishte 54 vjeçe.
“Priscilla Presley dhe familja Presley janë të tronditur dhe të shkatërruar nga vdekja tragjike e të dashurës së tyre Lisa Marie”, tha në një deklaratë Sam Mast, një përfaqësues për media i Priscilla Presleyt, nënës së saj. “Ata janë thellësisht mirënjohës për mbështetjen, dashurinë dhe lutjet e të gjithëve dhe kërkojnë privatësi gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”.
Më herët gjatë ditës, Priscilla Presley tha në një deklaratë se vajza e saj kishte marrë kujdes mjekësor, por nuk dha më shumë informacion, shkruan The New York Times.

Vajza e një prej artistëve më të njohur në histori, znj. Presley ndoqi rrugën e karrierës së babait të saj, Elvis Presley. Ajo publikoi tri albume në të cilat u përpoq të dallonte tingullin e saj ‘rock’, duke i bërë gjithashtu homazhe njeriut që ndryshoi përgjithmonë pamjen zanore amerikane duke përzier zhanret ‘blues’, ‘gospel’, ‘pop’ dhe ‘country’.
“Unë isha e çmendur, me të vërtetë”, tha zonja Presley, e cila ishte nëntë vjeçe kur babai i saj vdiq në vitin 1977. “Në fakt më duhej të merrja rreth pesë ditë për ta përpunuar atë, sepse ishte shumë e saktë dhe autentike”.

Në një deklaratë në rrjetin social Twitter të enjten mbrëma, ‘Golden Globe Awards’ shprehën ngushëllimet e tyre: “Jemi jashtëzakonisht të pikëlluar kur kemi dëgjuar për vdekjen e Lisa Marie Presley. Ajo ishte një këngëtare/kantautore jashtëzakonisht e talentuar dhe një prani shumë e mirëpritur në ‘Golden Globes’ të martën e kaluar. U prehtë në paqe”.
Karriera e saj muzikore, megjithatë, nuk ‘shpërtheu’ kurrë siç ndodhi me të atin. Por ndikimi i tij ishte i dukshëm në këngët dhe disa tekste të saj. Në albumin e saj debutues nga viti 2003, “To Whom It May Concern”, ajo këndon në këngën bluze dhe melankolike “Lights Out” duke theksuar vargjet “dikush i ndezi dritat atje në Memphis. Aty është varrosur dhe zhdukur familja ime”.

Megjithatë, mbiemri i saj e kishte ruajtur gjithmonë atë si një personazh i famshëm. Dhe raportet e saj me emrat e famshëm të muzikës ishin shumë të mira.
Nga viti 1994 deri në vitin 1996, ajo ishte e martuar me Michael Jacksonin. Në vitin 2002, ajo u martua me aktorin Nicolas Cage, por çifti u nda brenda një periudhe katër mujore po atë vit.
Para zotit Jackson, ajo u martua me muzikantin Danny Keough në vitin 1988. Ata u ndanë pas gjashtë vitesh dhe patën dy fëmijë së bashku, duke përfshirë aktoren Riley Keough dhe Benjamin Keough, i cili vdiq nga vetëvrasja në moshën 27-vjeçare në vitin 2020. Vitet e fundit, ajo ishte e martuar me Michael Lockwood, me të cilin kishte vajza binjake, Finley Lockwood dhe Harper Lockwood. Ata u divorcuan në vitin 2021. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës