LAJMI I FUNDIT:

Vdekje tjetër misterioze e një politikani në Rusi, kritikoi luftën në Ukrainë – ndërron jetë në aeroplan zëvendësministri i Shkencës

Vdekje tjetër misterioze e një politikani në Rusi, kritikoi luftën në Ukrainë – ndërron jetë në aeroplan zëvendësministri i Shkencës

Zëvendësministri rus i Shkencës, Pyotr Kucherenko, vdiq disa muaj pasi u raportua se kritikoi pushtimin e Ukrainës në biseda private.

Kucherenko (46) u sëmur të shtunën gjatë kthimit nga Kuba, njoftoi të dielën Ministria e Shkencës dhe Arsimit të Lartë në Rusi.

Piloti u detyrua të bëjë ulje emergjente në jug të Rusisë, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin zyrtarin, transmeton Telegrafi.


Pasojat e luftës së përgjakshme i dëshmojnë imazhet satelitore, Bakhmuti një vit më parë dhe sot
Lexo po ashtu Pasojat e luftës së përgjakshme i dëshmojnë imazhet satelitore, Bakhmuti një vit më parë dhe sot

Familja e Kucherenkos e lidhi vdekjen e tij me një sëmundje të zemrës, por refuzoi të jepte detaje në pritje të një ekzaminimi mjeko-ligjor, njoftoi stacioni televiziv shtetëror Zvezda.

Roman Super, një gazetar i pavarur dhe regjisor i filmave dokumentar, i vlerësuar me çmime, tha se kishte folur me Kucherenkon në zyrën e ministrit “disa ditë” përpara se gazetari të largohej nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar.

Të dy thuhet se diskutuan planet e zhvendosjes së Super, paaftësinë e Kucherenkos për t’u larguar nga Rusia dhe kundërshtimin e tij ndaj pushtimit të Ukrainës.

Ukraina thotë se ka rrëzuar një aeroplan bombardues rus Su-35 mbi Detin e Zi
Lexo po ashtu Ukraina thotë se ka rrëzuar një aeroplan bombardues rus Su-35 mbi Detin e Zi

“Është e pamundur për mua të largohem nga Rusia, ata po na konfiskojnë pasaportat. Askush në botë nuk do të ishte i lumtur të shihte zëvendësministrin rus pas këtij pushtimi fashist”, kujton fjalët Super.

Sipas deklaratave të tij, Kucherenko pretendoi se po merrte “antidepresantë dhe ilaçe qetësimi në të njëjtën kohë”.

“Kjo nuk ndihmon vërtet. Unë nuk fle shumë. Ndihem tmerrësisht. Ne jemi të gjithë pengje. Askush nuk mund të shikojë. Nuk mund ta imagjinoni nivelin e brutalizimit të vendit tonë. Ju as nuk do ta njihni Rusinë brenda një viti”, tha një zyrtar rus në atë kohë.

Kucherenko ka lënë pas gruan e tij, këngëtaren e pop muzikës Diana Gurtskaya, dhe djalin e tyre adoleshent. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori