Një numër i madh i udhëtarëve kanë mbetur edhe të dielën në terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, me orë të tëra, pasi që kompania “Kosova Jet Express” nuk ka mundur t’i kthejë me kohë në destinacionet prej nga kanë ardhur në Kosovë në fund të vitit që lamë pas.
Një pjesë e madhe e udhëtarëve është dashur të fluturojnë nga Aeroporti në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa fluturimi është shtyrë për në mesditë, e më pas për në mbrëmje, kështu deri në orën 19:00 për arsye të panjohura për udhëtarët fluturimi nuk ka ndodhur.
Shumë qytetarë të lodhur nga pritjet deri në 10 orë, kanë filluar të humbin durimin, me ç’rast është dashur ndërhyrja e Policisë për t’i qetësuar ata.
“Jam me katër anëtarë të familjes, është dashur të fluturoj në mëngjes, na thanë në drekë, më vonë në mbrëmje dhe tash po më thonë se nuk e ke në liste emrin”, i thoshte njëri prej udhëtarëve të shumtë një polici i cili mundohej t’i qetësonte ata.
Edhe Bujar Musliu, të hënën në orët e hershme të mëngjesit, kishte ardhur në Aeroport për të fluturuar drejt Baselit. Mirëpo, deri në mbrëmje ai nuk ka mundur ta bëjë një gjë të tillë, pasi që kompania “Kosova Jet Express” ia ka marrë paratë dhe nuk e ka kthyer në destinacionin e duhur. “Unë kam pasur të fluturoj në mëngjes, më kanë thënë në drekë, më vonë na kanë thënë në mbrëmje dhe së fundi as në mbrëmje nuk ka fluturim. Unë u detyrova ta blej edhe një herë biletën, sepse nesër në mëngjes duhet të shkoj në punë. Kjo që po ndodh është skandaloze. Institucionet e Kosovës duhet t’i gjejnë dhe t’i ndalin këta mashtrues”, tha i dëshpëruar ai. Musliu thotë se si ai edhe shumë të tjerë kanë pësuar edhe gjatë ditës së shtunë, por edhe gjatë ditës së diel.
“Veç në vendin tonë ndodh kjo, që ne duhet të paguajmë dy bileta për një udhëtim. Ky është skandal”, tha më tej ai.
I nervozuar me pritjet e gjata në Aeroport të dielën ishte edhe Hajrie Matoshi, e cila me bashkëshortin e saj po pritnin për të fluturuar drejt Baselit.
“Është dashur të fluturoj në mesditë, por deri tash në mbrëmje nuk po mundemi, por ende s’e di se a do të fluturojmë, pasi që shumë qytetarë tjerë kanë mbetur”, tha bashkëshorti i saj.
Ai thotë se për këtë kompani nuk ka dëgjuar fare, derisa në telefonin e tij celular e ka marrë një ofertë joshëse për aviobileta.
“Kanë thënë çorba e lirë t’i djeg buzët dhe kjo më ndodhi mu. Kjo është hera e parë që më ndodhi dhe një gjë e tillë nuk më ndodh mu. Unë kësaj radhe rashë viktimë e kësaj kompanie mashtruese”, tha i zhgënjyer bashkëshorti i Hajries. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin – përqafon dollarin amerikan
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp