LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon greva e punëtorëve shëndetësorë në vend

Vazhdon greva e punëtorëve shëndetësorë në vend

Greva e përgjithshme e punëtorëve shëndetësor të Kosovës po vazhdon edhe sot, pas dështimit të përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes mes sindikalistëve dhe zyrtarëve qeveritarë, për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve ligjore e teknike të punës për sektorin e shëndetësisë.

Sindikata kërkon rritjen e pagave për 50 për qind, miratimin e ligjin për punën dhe sigurimin shëndetësor si dhe beneficione tjera gjatë orarit të punës.
Ndryshe, Kolegjiumi Profesional i QKUK-së, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Sindikatës së QKUK-së, ka vendosur dje që të gjitha rasteve të karakterit emergjent, t’iu jepet ndihma adekuate shëndetësore dhe se në rast nevoje në Qendrën Emergjente, të mobilizohen ekipet shtesë, në mënyrë që t’iu ofrohet ndihma e nevojshme të gjithë pacientëve.

Po ashtu është vendosur që gjatë kohës së grevës, çdo ditë të mblidhet Konsiliumi i kirurgëve i cili në bashkëpunim me anesteziologët do të vendosë për rastet emergjente që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Po ashtu dy sallat operative në Qendrën Emergjente janë funksionale, ndërsa në rast nevoje do mobilizohen mjekë, infermiere dhe instrumentalë shtesë.


Deri në mesditën e djeshme në Qendrën Emergjente, janë trajtuar 30 pacientë. 7 prej tyre raste ortopedike, 6 internistike, 6 intervenime në sallën e vogël, 8 raste kirurgjike, 3 reanimime, thuhet në një njoftim për opinion, të nënshkruar nga Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.