Dorian Koçi
Në qendër të Athinës, në zonën aktuale të Psiri, në Agia (Ayia Thekla rrugë aktuale), ishte rezidenca e familjes Makris. Babai i familjes, Prokopis Makris, ishte konsulli i Anglisë në Athinë. Ai jetonte në shtëpi me gruan Theodhoran dhe tre vajzat e tyre. Prokop Makris vdiq herët dhe e la gruan të ve me të tre vajzat. Theodora për të rritur të tri vajzat, filloi të japë me qera disa dhoma në shtëpinë e vet, sidomos të huajve që vizitonin të Athinën.
Rezidenca përbëhej nga dy ndërtesa dhe ishte kaq të rehatshme, si për familjen dhe për vajzat dhe për turistët. Në Krishtlindje 1809, Lord Byroni bujti në Athinë, ku qëndroi për dhjetë javë. Ai qëndroi në një nga dhomat e shtëpisë. Lord Byroni ndihej mirë në rezidencën Makris pasi gratë e familjes për shkak të statusit të atit të tyre flinin anglisht, diçka shumë e rrallë për kohën dhe në këtë mënyrë kuptoheshin lehtë me “qiramarrësit” e tyre. Gjatë qëndrimit të tij në rezidencë, Byroni u njoh me vajzën 13-vjeçare të familjes, Teresa.
Teresa ishte një vajzë e bukur zeshkane. Thuhet se kur e pa Byroni i tha mikut të tij, Robert, i cili ishte me të: “Ja, Robert, një nga skulpturë antike gjallë”… Dashuria e tyre ishte platonike, por ai frymëzoi Byronin . Për hir të Teresas, ai shkroi poemën “Vajza e Athinës”, ku në çdo fund strofe përfundon me vargje ne gjuhën greke “Zoi mu agapo” (Të dua jeta ime). Përkundër rrëfimit poetik erotik të Byronit, dashuria e tij sigurisht që mbeti e paplotësuar…
Rezidenca Makris më vonë, u quajt “shtëpia e vajzës së Athinës”. Teresa, pas largimit të Byronit, vazhdoi jetën e saj. Disa vjet më vonë ajo u martua me konsullin e atëhershëm britanik të Athinës. Shtëpia, e cila tani kishte famën e dhënë nga Byroni, u braktis pas Revolucionit Grek dhe në vitet 1970 u shkatërrua tërësisht për t’i lënë vendin godinave të reja,
Gjithsesi mbeti poezi e Byronit, “Vasha nga Athina” që e bëri Teresan të pavdekshme.
Poezia është përkthyer në shqip nga Dhori Qiriazi duke ruajtur muzikalitetin e vet të veçantë.
VASHA NGA ATHINA
Ah kthema zemrën, kthema ti
Që u shkëput nga gjoksi im,
E mbaj atë në tëndin gji,
Të hesht, të bëjë pak pushim.
Përpara nisjes qan ajo:
Zoi mu, sas agapo.
Gërsheta shthurur shkon,
kur sulesh
Siç ndodh me erërat e Egjeut,
Të marrin faqet ngjyrë lulesh,
O njomësi e embël e dheut!
Zoi mu sasa agapo!
Të tuat buzë sodita gjatë
Të tyren rreth gjithë afsh e zjarr
Kur flasin lulet ç’janë bashkë,
Si to askush s’flet barabar
Pa gaz e klithmë është ajo
Zoi mu, sas agapo!
O vashë e ëmbël e Athinës,
Ti mbamë mend të iki tinës,
Për në Stamboll të shkoj si në ëndërr
Më mban Athina shpirt e zemër
E h, dashurinë se harroj, jo!
Zoi mu sas agapo!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit
Individualizmi ynë i mjerë

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

GJUHA SHQYPE

Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar

Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame