LAJMI I FUNDIT:

Varianti Omicron në Kosovë, katër prej rasteve janë paraqitur në Mitrovicë

Varianti Omicron në Kosovë, katër prej rasteve janë paraqitur në Mitrovicë

Të dielën në Kosovë zyrtarisht janë regjistruar nëntë rastet e para të infektimit me variantin “Omicron” të coronavirusit.

Katër nga këta të infektuar janë nga Mitrovica.

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi ka thënë për RTV Dukagjinin përmes telefonit se të gjithë këta persona po trajtohen në shtëpi.


Sipas Zhubit gjendja e tyre është stabile.

Ndërkohë siç përcjell Telegrafi, për qytetarët e Mitrovicës masat janë duke e zbatuar jo kënaqshëm, derisa flasin edhe për variantin Omicron.

“Ky variant paraqet rrezikshëmri pavarësisht se në Kosovë tek tash ka filluar, por ne duhet t’u përmbahemi rregullave. Ajo që është më me rëndësi është të vaksinohen”, shprehet qytetari Zahir Musa.

Një tjetër qytetar fajin e lë te shteti që ka lejuar të futen në Kosovë persona me variantin e tillë të virusit.

Infektologu Dreshaj: Në rajon, Kosova prin me numrin e rasteve me variantin Omicron
Lexo po ashtu Infektologu Dreshaj: Në rajon, Kosova prin me numrin e rasteve me variantin Omicron

“Varianti është shumë i rrezikshëm. Nuk e di pse ky shtet i ka lejuar ata njerëz të vijnë në Kosovë e të rrezikojnë gjithë qytetarët.

Nënkryetari i Mitrovicës Arian Tahiri thotë se gjatë ditëve në vijim do të mblidhet shtabi emergjent për të diskutuar në lidhje me situatën epidemike në komunë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori