LAJMI I FUNDIT:

Varësia energjetike e Evropës nga Rusia do të shtohet më shumë

Varësia energjetike e Evropës nga Rusia do të shtohet më shumë

Kryetari i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Nobuo ‎Tanaka ka deklaruar se varësia energjetike e Evropës nga Rusia do të ‎shtohet edhe më shumë, kjo për shkak se në vendet evropiane po ulet gjithnjë e më shumë ‎prodhimi i brendshëm i energjisë.

Megjithatë, sipas tij, edhe Rusia është ‎mjaft e varur nga Evropa sepse 70 për qind‏‎ të energjisë së saj e eksporton në ‎Evropë dhe për Moskën do të jetë më mirë të shtojë klientët e ‎saj në fushën e energjisë. ‎