LAJMI I FUNDIT:

Valë e bankroteve kërcënohet në vitin 2009

Valë e bankroteve kërcënohet në vitin 2009

Kriza botërore ekonomike po ndihet gjithnjë e më shumë, ndërsa numri i bankroteve rritet në mbarë Evropën. Ekspertët presin që gjatë vitit të ardhshëm në bankrot të shkojnë thuajse 200 mijë kompani të kontinentit të vjetër, lajmëroi "Deutsche Welle".

Nën kërcënim më të madh për falimentim gjenden kompanitë e Britanisë së Madhe, Holandës, Hungarisë, Çekisë, Italisë dhe Francës.

Vala e bankroteve më së shumti do t’i prekë ndërmarrjet industriale. Parashihet se numri i bankroteve në këtë sektor gjatë vitit të ardhshëm do të rritet për 30 për qind, ndërsa sivjet ky tregues arrinte vetëm pesë për qind.

Supozohet se për rreth 10 për qind do të rritet edhe numri i ndërmarrjeve të bankrotuara në sferën e tregtisë dhe ndërtimtarisë.


Tendencë e njëjtë e rritjes së numrit të shteteve të bankrotuara gjatë vitit të ardhshëm do të vërehet edhe në pjesët tjera të botës.