LAJMI I FUNDIT:

Vala me produkte të reja, ulë çmimet e MMS-it

Vala me produkte të reja, ulë çmimet e MMS-it

Operatori publik i telefonisë mobile Vala ka nxjerrë në treg produkte të reja të telefonisë mobile, dërgimin e MMS dhe transferimin e kreditit nga një telefon në tjetrin.

Bazuar në një njoftim zyrtar të kompanisë, opertaori Vala do të ofroj që nga sot dërgimi e mesazheve multimediale falas deri më 31.01.2009.

"Kjo mundësi do të ofrohet të gjithë konsumatorëve post-paid".

Ndërkohë për konsumatorët pre-paid çmimi i një MMS (mesazh mulidmedial, si fotografi, videoincizime, audimeasazhe) duke filluar nga sot do të kushtoj vetëm 9 cent brenda rrjetit Vala dhe 16 cent në rrjetin ndërkombëtar.


"Ndryshimi i çmimit të këtij produkti është pjesë e strategjisë së Vala-s që gjithnjë të jetë afër konsumatorëve si me produkte e shërbime ashtu edhe me çmime".

Produkti tjetër që ka lansuar në treg operatori publik Vala është ai ‘Transfer i Kredisë’ për te gjithë konsumatorët me parapagim.

"Ky shërbim do të ju mundësoj të gjithë konsumatorëve me parapagim që të transferojnë një shumë të caktuar të kredisë se tyre tek konsumatorët tjerë".

Në komunikatën e lëshuar për shtyp thuhet se kredia që do të lejohet për transfer do te jetë prej 1 deri në 5 euro ndërsa çmimi i transferit të kredisë do të jete 8 cent për çdo transfer.

"Ky produkt do të jetë në funksion të të gjithë konsumatorëve tanë duke filluar nga data 6 e këtij muaji".

Ndyshe për një MMS vendor në Ipko duhet paguar 10 cent ndërsa për MMS-a internacional nga operatori Ipko duhet paguar 20 cent. /Telegrafi/