LAJMI I FUNDIT:

Vala lanson shërbimin ‘ Vetëm Internet”

Vala lanson shërbimin ‘ Vetëm Internet”

Operatori publik i telefonisë mobile “Vala” ka lansuar shërbimin më të ri “Vetëm INTERNET GPRS/EDGE (Only GPRS)”, të premten më 26 shtator, pas kërkesave të shumta nga ana e konsumatorëve.

“ GPRS DATA komunikimi, është duke u përdorur me një rritje të paparë në fushat e ndryshme të aplikacioneve të ashtuquajtura kritike si bankat, parashikimi i motit, aplikacione të doganave, autoriteti i taksave, industria e kompjuterizmit. Këtu gjithashtu përfshihen edhe shërbimet publike ato të sigurisë (policia, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë) kargo dhe në veçanti pagesat e parkingjeve dhe pompat e benzinës nëpërmes POS të bankave, etj”,thuhet në komunikatën e kompanisë.

Sipas sajë, kjo i mundëson terminalit që të jetë plotësisht i lëvizshëm, në vend se të jetë i lidhur për një linjë telefonike dhe ndryshe nga modemet e tanishme me dial-up, GPRS është gjithmonë i hapur, duke mundësuar në këtë mënyrë komunikim të vazhdueshëm dhe të shpejtë.

Operatori Vala ka përpiluar çmimoren e këtij shërbimi i cili është me sa vijon:


Lloji i Shërbimit Numri i shërbimeve (SIM kartave) për një kontratë Çmimi për shërbim të Data Komunikimit **/Për Muaj (Eur.)

Emri i Pakos (MB e përshfshirë/Trafiku Mujor

Parapagim Mujor 1 ose më shumë 14.50 1GB

Parapagim Mujor 1 ose më shumë 9.99 500 MB

Parapagim Mujor Minimum 20 6.50 250 MB /Telegrafi/