LAJMI I FUNDIT:

Ushtria ruse mundohet të rekruton të pastrehët për të luftuar në Ukrainë

Ushtria ruse mundohet të rekruton të pastrehët për të luftuar në Ukrainë

Vladimir Putin i dëshpëruar ka urdhëruar rekrutuesit e ushtrisë ruse në Shën Petersburg të dërgojnë të pastrehët në vijën e parë të frontit në Ukrainë, ndërsa ata luftojnë për të rritur ushtrinë e tyre.

Ndërsa lufta nuk tregon shenja pakësimi, Rusia po vazhdon të humbasë fuqinë punëtore, presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të zëvendësojë trupat e vdekura me fuqi të re për ushtrinë e saj.

Me drona Bayraktar, Ukraina për tri ditë shkatërroi pajisje dhe tanke ruse në vlerë të 26 milionë eurove
Lexo po ashtu Me drona Bayraktar, Ukraina për tri ditë shkatërroi pajisje dhe tanke ruse në vlerë të 26 milionë eurove

Ai tashmë ka rritur moshën minimale për rekrutët dhe i është drejtuar popullatës së burgjeve të Rusisë në një përpjekje për të mobilizuar trupat.


Tani, ka thënë organizata bamirëse Nochlezhka, zyrtarët po synojnë strehimoret e saj të pastrehëve në një lagje qendrore të Shën Petersburgut në detin Baltik, raporton mirror.

Një burim i paidentifikuar nga organizata tha për shërbimin e lajmeve Rotunda se “[Një rekrutues] shpërndante fletëpalosje që u shpjegonte se burrat do të thirreshin për të shërbyer. Oficeri i detyrës [në strehë] nuk lejoi që të shpërndaheshin fletëpalosjet”.

Rotunda tha se zyrtarët në administratën e qytetit kishin konfirmuar se një rekrutues ishte përpjekur të angazhonte të pastrehët e qytetit.

Kundërofensiva ukrainase po i kushton shtrenjtë Kremlinit, pamjet e filmuara nga droni shfaqin aksionet e Kievit – hidhen në erë tanke e ushtarë rusë
Lexo po ashtu Kundërofensiva ukrainase po i kushton shtrenjtë Kremlinit, pamjet e filmuara nga droni shfaqin aksionet e Kievit – hidhen në erë tanke e ushtarë rusë

Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar më parë se po ndodhin ndonjë “aktivitet mobilizimi”, por pas humbjes së rreth 70 mijë trupave në konflikt, Putin nënshkroi së fundmi një dekret për rritjen e personelit ushtarak të forcave të armatosura ruse në më shumë se 1.15 milion.

Kjo erdhi pasi Ministria Britanike e Mbrojtjes njoftoi të dielën se dekreti nuk ka gjasa të “bëjë përparim thelbësor drejt rritjes së fuqisë luftarake të Rusisë në Ukrainë”.

Ata tani po ofrojnë bonuse nënshkrimi prej rreth 7000 eurove dhe po mbështeten në grupin mercenar Wagner për të mbushur boshllëqet e mëdha në vijën e tij të parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori