LAJMI I FUNDIT:

Kundërofensiva ukrainase po i kushton shtrenjtë Kremlinit, pamjet e filmuara nga droni shfaqin aksionet e Kievit – hidhen në erë tanke e ushtarë rusë

Kundërofensiva ukrainase po i kushton shtrenjtë Kremlinit, pamjet e filmuara nga droni shfaqin aksionet e Kievit – hidhen në erë tanke e ushtarë rusë

Një njësi e ushtrisë ruse që ishte duke patrulluar me tanke, është hedhur në erë në Kharkiv nga forcat ukrainase, që me tërë kapacitetet po luftojnë kundër Vladimir Putinit.

Pamjet e filmuara me dron nga ajri, shfaq një mjet të blinduar që hidhet në erë, kur goditet nga artileria ukrainase, transmeton Telegrafi.


E pamjet tjera nga droni shfaq brigadën e 93 të këmbësorisë ukrainase, duke sulmuar një grup ushtarësh rusë që po patrullonin në lindje të Ukrainës.

Lansuan raketën me shpresën se do të godasin qytetin ukrainas Kharkivin, rusëve nuk u dolën mirë llogaritë – Iskander shpërtheu brenda territorit të Rusisë
Lexo po ashtu Lansuan raketën me shpresën se do të godasin qytetin ukrainas Kharkivin, rusëve nuk u dolën mirë llogaritë – Iskander shpërtheu brenda territorit të Rusisë

E këto sulme po ndodhin në kohën kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar kundërofensivën ndaj trupave okupuese ruse në jug të Ukrainës.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainas ka njoftuar se fundmi se rusët kanë humbur dhjetëra mijëra ushtarë, 1,997 tanke, 4.345 mjete të blinduara, 1.115 njësi artilerike si dhe 287 sisteme të ndryshme raketore.

Gjithashtu kanë shkatërruar 234 aeroplanë, 205 helikopterë, 851 dronë, 15 luftanije e 3.239 mjete të ndryshme motorike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori