LAJMI I FUNDIT:

Ushtria izraelite tërhiqet pas 48 orësh nga qyteti Tulkarm në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite tërhiqet pas 48 orësh nga qyteti Tulkarm në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite është tërhequr pas bastisjes që zgjati 48 orë nga qyteti Tulkarm në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, ushtria izraelite u tërhoq nga qyteti Tulkarm duke lënë pas 5 të vrarë, shumë të plagosur dhe një shkatërrim të madh në infrastrukturë.

Gjatë periudhës 48 orëshe forcat izraelite shkatërruan me buldozerë rrugët kryesore, rrjetet e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, shkulën shtyllat e energjisë elektrike, shembën shtëpitë dhe bënë të papërdorshëm automjetet.


Forcat izraelite edhe të enjten u tërhoqën pas 30 orësh nga kampi i refugjatëve Al-Faria në qytetin Tubas.

Më 28 gusht, Izraeli njoftoi se në kampet e refugjatëve në qytetet Jenin, Tulkarm dhe Tubas në veri të Bregun Perëndimor të pushtuar, kishte nisur sulmin e tij më intensiv dhe gjithëpërfshirës të quajtur “Kampet verore” që nga viti 2002, kur u zhvillua “Intifada e Dytë”.

Që nga 7 tetori 2023, të paktën 670 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që “grabisin” tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori