LAJMI I FUNDIT:

Ushtria izraelite me tanke, aeroplanë e dronë kryen sulme në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite me tanke, aeroplanë e dronë kryen sulme në Rripin e Gazës

Ushtria izraelitë ka kryer një sulm tjetër në Gaza, duke shënjestruar militantët e Hamasit, qendrën e tyre komanduese dhe vendet ku ishin vendosur mina-hedhësit.

Izraelitët njoftuan sot se këmbësoria e mbështetur nga aeroplanët dhe dronët kryen një sulm në Gaza, kështu duke u bërë gati për ofensivën tokësore, transmeton Telegrafi.

E ky veprim pasi liderët e BE-së kërkuan “korridore humanitare që të hapen dhe të ketë pauzë” në luftën Izrael-Hamas, duke bërë thirrje që të kenë qasje në ndihma të gjithë civilët që kanë ngecur në Gazën e rrethuar, ku sipas Kombeve të Bashkuara në atë rajon “nuk ka zonë të sigurt për strehim”.

Ambasadori izraelit lëshoi në seancën e Kombeve të Bashkuara një video, ku shihen militantët e Hamasit duke bërë përpjekje për t’i prerë kokën një burri
Lexo po ashtu Ambasadori izraelit lëshoi në seancën e Kombeve të Bashkuara një video, ku shihen militantët e Hamasit duke bërë përpjekje për t’i prerë kokën një burri

“Mbrëmjen e kaluar, forcat tokësore të IDF-së të shoqëruar nga aeroplanët dhe dronët, kryen sulme tjera duke shënjestruar Hamasin në Rripin e Gazës”, thuhet në kumtesë.

“IDF-ja goditi një sërë objektesh të Hamasit, duke përfshirë edhe hapësirat ku kishin vendosur minahedhësit, qendrën komanduese si dhe depot me raketat antitank”, u tha ndër tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas muajsh heshtjeje, rusët pranojnë se Kievi rrëzoi aeroplanin e tyre të shtrenjtë spiun A-50

Pas muajsh heshtjeje, rusët pranojnë se Kievi rrëzoi aeroplanin e tyre të shtrenjtë spiun A-50

Evropa
Çfarë thonë dokumentet e gjykatës amerikane për investimet e Spajiqit në Teraform Labs

Çfarë thonë dokumentet e gjykatës amerikane për investimet e Spajiqit në Teraform Labs

Mali i Zi
Në Rusi raportohen 139 raste me simptoma të botulizmit, shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë

Në Rusi raportohen 139 raste me simptoma të botulizmit, shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë

Evropa
Si krahasohet raketahedhësi i ri i NATO-s me HIMARS-in amerikan që i është dhënë Ukrainës?

Si krahasohet raketahedhësi i ri i NATO-s me HIMARS-in amerikan që i është dhënë Ukrainës?

Evropa
Drama në kufirin e dy Koreve, ushtarët e Veriut vendosën mina nga të cilat humbën vetë jetën - të shtëna paralajmëruese nga Jugu

Drama në kufirin e dy Koreve, ushtarët e Veriut vendosën mina nga të cilat humbën vetë jetën - të shtëna paralajmëruese nga Jugu

Azia
Shpërthim i madh në qytetin rus

Shpërthim i madh në qytetin rus

Evropa
Kalo në kategori