LAJMI I FUNDIT:

Unioni i Bizneseve të Diasporës – partner i Qeverisë

Unioni i Bizneseve të Diasporës – partner i Qeverisë

Sot në Keln të Gjermanisë, nën organizimin e Unionit të Bizneseve të Diasporës në Gjermani, po mbahet një konferencë me anëtar të këtij unioni dhe përfaqësues të Unionit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë nga vendet e ndryshme të botës. Në këtë takim pjesëmarrës janë edhe Ministri i Diasporës Valon Murati dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Gjatë prezantimit të tij para të pranishmëve, Murati potencoi se rrjetëzimi i diasporës e posaçërisht i bizneseve shqiptare të diasporës është një prej projekteve më të rëndësishme të realizuara nga MeD.

Ai gjithashtu foli edhe për mekanizmat që është duke i krijuar Qeveria e Kosovës për të kanalizuar remitencat e dërguara nga diaspora në investime direkte dhe zhvillim ekonomik të vendit, duke tentuar që nga konsumi ato të drejtohen drejtë investimeve.


Murati gjithashtu theksoi se Unioni Global i Bizneseve Shqiptare të Diasporës është një nga partnerët më të rëndësishëm të Qeverisë së vendit.

Në anën tjetër, Stavileci foli për rëndësinë e këtij takimi si rast i mirë për të dëgjuar njëri-tjetrin dhe për të parë idetë dhe propozimet nga bizneset tona në diasporë. Ai theksoi prioritetin e Qeverisë për të bashkëpunuar me sektorin privat dhe përmendi reformat strukturale që është duke i ndërmarrë Qeveria e Kosovës në favor të sektorit privat. Ligji për investime strategjike dhe Fondi inovativ janë dy prej kryesoreve të Qeverisë së Kosovës për të krijuar një klimë më të mirë të investimeve në Kosovë, theksoi ministri Stavileci. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori