LAJMI I FUNDIT:

“Unicredit Bank” zhvendoset nga perëndimi në lindje

“Unicredit Bank” zhvendoset nga perëndimi në lindje

“Unicredit Bank” do të shkurtojë 9 mijë vende pune në Evropën Perëndimore. Numri një i bankave në Itali për kapitale në bursë, “Unicredit Bank” do të ecë me ritme me të shpejta për të ruajtur rentabilitetin

Ajo do të heqë 9 % të efektivave të punës në Evropën Perëndimore për tu vendosur në Evropën Lindore me qëllim rritjen e benefiteve të aksioneve nga 10 në 12 % deri ne 2010.

Grupi italian kishte 177 mijë punëtorë në 2007 nga të cilat 100 mijë në Evropën Perëndimore.Plani i saj strategjik në 2008-2009 është të zhvillojë rrjetin e saj. “Unicredit Bank” do të hapë 1300 agjenci në Evropën Lindore ku efektivat e saj do të rriten me 11.500 persona.

Ajo do të përqendrohet në efikasitetin dhe në racionalizimin e kostove të saj duke hequr nga Italia, Gjermania dhe Austria disa poste.


Kjo bankë pret një rritje 6,7% të ardhurave deri 2010 në rajonin e Evropës Lindore. Parashikimi arrin për një rritje 19% në vit kundrejt 3% në vit që ka pasur nga rajoni i Evropës Perëndimore.

Në tre vjetet e fundit "Unicredit Bank" ka blerë bankën gjermane “HVB”, italianen “CAPITALIA”, ukrainasin “UKVSOTS” etj. Por kjo politikë e vjetër sipas saj tani do të ndryshojë./Telegraf/