Qeveria e ka miratuar në mbledhjen e saj të rregullt propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Financave (MEF), Ahmet Shala, për ndryshime të skemës tatimore, ku është ulur tatimi në paga dhe tatimi në fitim, ndërkohë që është rritur tatimi mbi vlerën e shtuar dhe akciza.
“Kosova është një vend në zhvillim dhe Qeveria ka hartuar edhe agjendën e saj në favor të rritjes ekonomike me qëllim të përkrahjes të sektorit privat, përfshirë edhe përkrahjen përmes politikave tatimore”.
Sipas Shalës, këto ndryshime duhet të ndodhin gjithnjë duke pasur parasysh ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale të buxhetit të Kosovës.
“Rishikimi i sistemit tatimor duhet të sigurojë që reforma tatimore nuk e keqëson mundësinë për të gjeneruar të hyrat e nevojshme për qeverinë, përkundrazi kjo e zgjeron bazën tatimore dhe disiplinon tatimpaguesit”.
Ky vendim pritet të hyjë në fuqi që nga një janari i vitit 2009.
Tatimi në paga do të zvogëlohet 10 për qind për rrogat që janë mbi 450 euro nga 20 për qind që ishte deri më tani, në 8 për qind për rrogat mbi 250 euro dhe 4 për qind për rrogat nën këtë shifër dhe 0 tatim për pagat deri në 80 euro.
Edhe tatimi në korporata apo tatimi në fitim është ulur nga 20 në 10 për qind.
Për të kompensuar këto, MEF ka shqyrtuar disa mundësi, gjithnjë duke u përpjekur që mos të ngrihet taksa e TVSH-së, por megjithëkëtë një rritje prej 1 për qind është e domosdoshme.
Sipas skemës së re tatimore TVSH-ja do të rritet nga 15 në 16 për qind.
Po ashtu edhe akciza do të shënojë rritje, sidomos në mallrat e forta si p.sh. në duhan për të cilin akciza ka qenë 17 euro për një kilogram, ndërsa duhet që ministria në kohën adekuate të rritë në 21 euro për kilogram akcizën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Jetoni në det, jetoni në luks, jetoni në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh