LAJMI I FUNDIT:

Ulët prodhimi në industrinë japoneze

Ulët prodhimi në industrinë japoneze

Prodhimi i fabrikave në Japoni ka shënuar rënie për të parën herë në tre muajt e fundit gjatë nëntorit. Edhe shitjet me pakicë kanë rënë ndjeshëm gjatë kësaj periudhë kohore, duke sinjalizuar se rimëkëmbja e plotë e ekonomisë së tretë më të madhe në Botë do të shtyhet të paktën deri në tremujorin e parë të vitit 2016.

Ndërkohë që prodhuesit presin që prodhimi të rritet përgjatë muajve në vijim, të dhënat e dobëta rrisni dyshimet mbi këndvështrimin e Bankës së Japonisë se një rritje në eksporte dhe konsum do të nxisë inflacionin drejt objektivit të paracaktuar, pranë 2%.

Prodhimi industrial gjatë muajit nëntor ka rënë kështu më 1% në krahasim me muajin paraardhës, duke mposhtur edhe pritshmëritë që flisnin për një rënie me 0.6%. Nga ana tjetër, shitjet me pakicë kanë rënë po ashtu me 1% gjatë së njëjtës periudhë kohore. Diçka e tillë vjen falë sezonit të butë dimëror, që ka ulur kërkesën për veshje.


Pavarësisht se aktiviteti i eksporteve po jep sinjale pozitive, ekspertët shprehen se rreziku që konsumi të mbetet i dobët mund të kërcënojë rimëkëmbjen ekonomike. Ekonomia japoneze i`u shmang recesionit gjatë periudhës korrik-shtator, dhe ekonomistët presin një rritje ekonomike modeste përgjatë tremujorit të fundit të vitit.

Të dhënat e fundit shtojnë edhe më shumë presionin ndaj Bankës së Japonisë për të ndërhyrë me stimuj shtesë. Institucioni qendror i politikave monetar ka shprehur tashmë gatishmërinë për të ndërhyrë në rast se do të shihet si e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori