LAJMI I FUNDIT:

Ulet çmimi i naftës

Ulet çmimi i naftës

Çmimi i naftës bruto është ulur dukshëm me më shumë se 4 dollarë për barrel pas një rritje surprizë të ofertës së naftës. Në uljen e çmimit ka ndikuar gjithashtu edhe rënia ekonomike në SHBA e cila po zgjerohet edhe në pjesë të tjera të botës.

Megjithëse mendohet se çmimi i naftës do të vazhdojë të bjerë ngelet e paqartë se sa do të jetë kjo rënie.
Nafta është tregtuar sot për 134.35 dollarë për barrel.

Rënia e çmimeve vjen edhe pas dëshmisë së zymtë të shefit të Bankës Qendrore Amerikane, Ben Bernanke rreth ekonomisë amerikane para kongresit.

Rënia ekonomike është pasuar edhe me reduktim të përdorimit të energjisë në SHBA.


Frika e ndonjë sulmi nga Izraeli ose e SHBA-së ndaj programit nuklear të Iranit ka rritur çmimet e naftës në nivele rekord javën e kaluar në afër 150 dollarë për barrel.