LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit sulmojnë me dron tankun rus, ushtarët rusë shihen të frikësuar duke ikur

Ukrainasit sulmojnë me dron tankun rus, ushtarët rusë shihen të frikësuar duke ikur

Gjersa e gjithë bota fokusin e ka aktualisht në Lindjen e Mesme, në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, lufta po vazhdon mes pushtuesve rusë dhe forcave çliruese ukrainase.

Gjatë ditës së djeshme, ukrainasit bënë të ditur se me sukses kanë dëmtuar dy anije të shtetit rus.

Presidenti i Kazakistanit e befasoi për herë të parë Putinin - lideri rus nuk e priste që ai të fliste në gjuhën kazake
Lexo po ashtu Presidenti i Kazakistanit e befasoi për herë të parë Putinin - lideri rus nuk e priste që ai të fliste në gjuhën kazake

Ndërkohë, sot dronët ukrainas FPV sulmuan automjetet e blinduara ruse dhe këmbësorinë që ishin nisur drejt qytetit të Avdiivkas.


Tashmë në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e sulmit të tankut rus si dhe të ikjes së ushtarëve të Vladimir Putinit.

Kujtojmë se inteligjenca e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar raportoi javën e kaluar se Rusia ka të ngjarë të ketë angazhuar deri në tetë brigada në sektorin ku filloi një “përpjekje të madhe sulmuese” në mes të tetorit.

Ndryshe, forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se Rusia ka humbur deri më tani rreth 299 mijë trupa që nga fillimi i pushtimit, i cili filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Botë
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Afrika
Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Serbia
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

Azia
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Azia
Kalo në kategori