LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit arritën të shkatërrojnë 11 tanke dhe autoblinda ruse Donetsk, e pranojnë ushtarët e Putinit – u tregojnë eprorëve se janë goditur rëndë

Ukrainasit arritën të shkatërrojnë 11 tanke dhe autoblinda ruse Donetsk, e pranojnë ushtarët e Putinit – u tregojnë eprorëve se janë goditur rëndë

Të enjten është raportuar se dronët kamikazë ukrainas kishin arritur të shkatërrojnë 11 tanke dhe autoblinda ruse.

Ushtarët ukrainas kishin filluar një aksion në Novomykhailivka në rajonin e Donetskut, që rezultoi me shkatërrimin e kolonës së makinerisë luftarake të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Ky rajon kontrollohet nga rusët dhe konsiderohet si një prej pikave më të nxehta të luftës në Ukrainë. Atje dronët kamikaze arritën të shkatërrojnë tanket dhe autoblindat e ushtrisë së Vladimir Putinit.


Dronët kamikaz të ukrainasve shkatërrojnë kolonën me tanke dhe autoblinda ruse në rajonin e Donetskut
Lexo po ashtu Dronët kamikaz të ukrainasve shkatërrojnë kolonën me tanke dhe autoblinda ruse në rajonin e Donetskut

Ukrainasit kishin publikuar edhe pamjet nga ajri të këtij sulmi që rezultoi plotësisht i suksesshëm. E një video tjetër, shfaq ushtarët e mbijetuar rusë duke u larguar nga ai rajon dhe duke transportuar ushtarët e plagosur.

Madje njëri prej tyre i drejtohet eprorëve përmes një kamere amatore, duke ua bërë të qartë se janë sulmuar ashpër nga ukrainasit që përdorën dronët kamikazë.

Ai nuk heziton të tregojë se kanë pësuar humbje të mëdha dhe se tani me njësi tjera po largohen në rajone tjera – duke transportuar bashkëluftëtarët e tyre të plagosur në fushëbetejë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake

Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake

Evropa
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Amerika
Ç'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?

Ç'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?

Amerika
Për herë të parë, SHBA me aeroplanë i dërgon migrantët në burgun e Guantanamos

Për herë të parë, SHBA me aeroplanë i dërgon migrantët në burgun e Guantanamos

Amerika
Sondazh i ri: Trump kurrë nuk ka qenë kaq popullor

Sondazh i ri: Trump kurrë nuk ka qenë kaq popullor

Amerika
SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së dhe UNRWA

SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së dhe UNRWA

Amerika
Kalo në kategori