Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka vënë në pah qëndresën heroike të popullit të tij përballë pushtimit të paprovokuar nga Rusia, teksa vendi feston Ditën e Pavarësisë më 24 gusht.
Kjo datë gjithashtu shënon edhe 30-mujorin e luftës tragjike.
“Pavarësinë e ndiejmë secili nga ne. Dhe, të bashkuar, ne mund të fitojmë…Ne i bëmë ballë, e frenuam dhe e zmbrapsëm armikun, dhe tani jemi duke e fundosur. Ne e dimë çfarë është pavarësia, sa e vështirë është ta ringjallësh atë, sa e vështirë është ta mbrosh atë. Por, ne e dimë gjithashtu se çdo gjë varet nga ne”, tha Zelensky.
Ukrainasit po e festojnë pavarësinë në një kohë kur forcat ukrainase po kryejnë një inkursion befasues në rajonin Kursk të Rusisë, në kufi me Ukrainën. Kievi thotë se tani i ka nën kontroll 92 vendbanime dhe 1.260 kilometra katrorë territor rus.
Ukraina thotë se inkursioni, i cili e zuri në befasi Moskën dhe i tronditi udhëheqësit elitarë të Rusisë, ka për qëllim krijimin e një zone të sigurisë brenda Rusisë, për t’i mbrojtur civilët ukrainas nga bombardimet ruse nga matanë kufirit.
Ukraine. Our land. Given by God. Kissed by the sun. Rocked by the winds. Tempered by fire. Defended by its sons and daughters.
It cannot be mistaken for anything else.
It can never be given away to anyone.
Happy Independence Day of Ukraine! pic.twitter.com/LwnRAjnZnc— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 24, 2024
Udhëheqësit e Ukrainës kanë sqaruar vazhdimisht se inkursioni nuk synon kapjen e territorit rus, për dallim nga Rusia që e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, saktësisht para dy vjetëve e gjysmë, shkruan rel.
“Duhet ta kemi patjetër një kufi të fuqishëm mes nesh dhe armikut, dhe jo mure midis ukrainasve, sepse Ukraina është e jona”, tha Zelensky.
Ky i fundit gjithashtu e paralajmëroi tërthorazi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se lufta e tij do të dështojë, duke thënë se “gjyshi i sëmur nga Sheshi i Kuq… nuk do të na i diktojë vijat e tij të kuqe”.
“Vetëm Ukraina dhe ukrainasit do të vendosin vetë se si jetojmë ne, se çfarë rruge zgjedhim dhe çfarë vendimesh marrim. Sepse kështu e ka pavarësia”, shtoi ai.
Derisa inkursioni i Ukrainës po vazhdon në Kursk, Rusia, në anën tjetër, është duke e shtyrë përpara një ofensivë në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, pasi synon ta kapë Pokrovskun.
We will always remember our heroes and remain grateful to everyone who defended our statehood and independence.
May the memory of our defenders, who fought for a free Ukraine, be eternal and bright. pic.twitter.com/N3DBOgWFyy
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 24, 2024
Ukraina është duke i sulmuar objektet e naftës dhe karburantit brenda Rusisë, të cilat punojnë për ushtrinë ruse, pasi Moska për vite e ka rrënuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës me sulme me dronë.
Dronët ukrainas kryen një sulm mëngjesin e 24 gushtit në rajonin Voronezh të Rusisë, duke ia vënë flakën një depoje të municionit.
Guvernatori rajonal Aleksandr Gusev shkroi në Telegram se zjarri u shkaktua nga rënia e copëzave të dronit dhe nxiti shpërthimin e municionit. Ai tha se nuk ka viktima.
Edhe rajoni i Belgorodit u sulmua nga dronët gjatë natës, tha guvernatori rajonal Vyacheslav Glakov, i cili shtoi se dy njerëz u plagosën.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se pesë dronë u rrëzuan mbi Voronezh dhe nga një mbi rajonet Belgorod dhe Bryansk.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk