Kievi e ka paralajmëruar Iranin se “pasojat” për ta mbështetur Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës janë më të mëdha se “përfitimet”.
Reagimi vjen pasi Irani e pranoi për herë të parë se e ka furnizuar Moskën me drone, por vetëm para fillimit të luftës, transmeton Telegrafi.
Perëndimi beson se Rusia ka përdorur dronët iranianë “kamikazë” për të goditur objektet kryesore të infrastrukturës në Ukrainë, por Irani dhe Moska e mohuan më parë këtë.
Ndërprerjet kanë goditur pjesën më të madhe të Ukrainës pas sulmeve në termocentralet.
Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar Iranin për furnizimin me dronë në Rusi dhe për sigurimin e personelit në terren për të trajnuar pilotët rusë të dronëve.
Më parë, Teherani i mohoi akuzat, por të shtunën ministri i jashtëm i Iranit tha se një numër i vogël i automjeteve ishin dërguar në Moskë.
“Ne i siguruam Rusisë një numër të kufizuar dronësh shumë muaj përpara luftës në Ukrainë”, iu tha gazetarëve në Teheran, Hossein Amir-Abdollahian.
Ukraina iu kundërpërgjigj, duke thënë se mbështetja e Iranit për Rusinë përfundimisht do të dështonte.
“Teherani duhet të kuptojë se pasojat e bashkëpunimit në krimet e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës do të jenë shumë më të mëdha se përfitimi i mbështetjes së Rusisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oleg Nikolenko. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze