LAJMI I FUNDIT:

Ukraina ndryshoi planet ushtarake pas zbulimit të dokumenteve të Pentagonit

Ukraina ndryshoi planet ushtarake pas zbulimit të dokumenteve të Pentagonit

Ukraina ka ndryshuar disa nga planet ushtarake pasi u zbuluan dhjetëra dokumente të Pentagonit, tha një burim i afërt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Dokumentet janë pjesë e materialit të inteligjencës së SHBA-së dhe NATO-s, i cili është zbuluar kohët e fundit dhe është shfaqur në platformën e mediave sociale Discord.

Ato përmbajnë një vlerësim të fuqisë së makinerisë luftarake të Moskës, por tregojnë edhe mangësitë e ushtrisë ukrainase.


Ndërsa zyrtarët ukrainas i kanë hedhur poshtë dokumentet duke thënë se janë “të rreme”, zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar për New York Times dhe CNN se dokumentet janë legjitime, megjithëse disa prej tyre duket se janë ndryshuar.

Këshilltari i shefit të zyrës së presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, tha se beson që dokumentet “bazohen në një sasi të madhe informacioni të fabrikuar” dhe se ato “nuk kanë të bëjnë fare me planet reale të Ukrainës”.

Dokumentet zbulojnë gjithashtu se SHBA-ja spiunoi presidentin Zelenskyn, gjë që zemëroi thellësisht zyrtarët ukrainas, tha një burim i afërt me presidentin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë
Kalo në kategori