LAJMI I FUNDIT:

Ukraina i hakmerret Rusisë – kryen sulme vdekjeprurëse brenda territorit rus

Ukraina i hakmerret Rusisë – kryen sulme vdekjeprurëse brenda territorit rus

Ukraina ka kryer një seri sulmesh ajrore vdekjeprurëse në pjesën jugperëndimore të Rusisë gjatë 24 orëve të fundit, sipas zyrtarëve rusë.

Ministria ruse e emergjencave thotë se 14 persona, përfshirë dy fëmijë u vranë dhe më shumë se 40 persona u plagosën në qytetin e Belgorod, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte shkatërruar dhjetëra raketa dhe dronë të lëshuar nga Ukraina.


Sulmet hakmerrëse nga Ukraina, vijnë pas sulmeve masive që kreu Rusia të premten, prej të cilave u vranë 39 persona.

Siç u raportua të premten, këto ishin sulmet më të mëdha që Rusia kreu në Ukrainë prej kur filloi konflikti më 24 shkurt 2022.

Mediet ukrainase, duke cituar burimet e inteligjencës, thonë se ushtria ukrainase përdori më shumë se 70 dronë në sulmet kundër Rusisë dhe se kanë qenë në cak vetëm bazat ushtarake.

Presidenti rus Vladimir Putin është njoftuar lidhur me këto sulme.

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Gjykatësi i jep administratës Trump, dy ditë për të lëshuar miliarda dollarë ndihmë të jashtme të bllokuar

Gjykatësi i jep administratës Trump, dy ditë për të lëshuar miliarda dollarë ndihmë të jashtme të bllokuar

Amerika
Kalo në kategori