E shtuna shënon përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, me disa liderë të BE-së, duke përfshirë shefen e Komisionit, Ursula von der Leyen, që kanë udhëtuar për në Kiev për të shprehur mbështetje.
Ursula von der Leyen, Alexander de Croo i Belgjikës, Giorgia Meloni e Italisë dhe Justin Trudeau i Kanadasë mbërritën në Kiev të shtunën në mëngjes, ndërsa vendi shënon dy vjet luftë me Rusinë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Shefja e Komisionit Evropian tha përpara mbërritjes së saj se udhëtimi në vendin e shkatërruar nga lufta, i shtati i saj që kur Rusia vuri në aksion për herë të parë tanket e saj në Ukrainë më 24 shkurt 2022, është “për të vlerësuar rezistencën e jashtëzakonshme të popullit të guximshëm ukrainas” dhe për të dhënë “mbështetje morale” për ukrainasit.
De Croo është atje si lider i vendit që mban presidencën gjashtëmujore të radhës të Këshillit të BE-së, Giorgia Meloni si kryetare aktuale e G7 dhe Trudeau si përfaqësuese e NATO-s.
Back in Kyiv.
The only way to win is to increase our military support.
As President @ZelenskyyUa says: “We will win this war together”.
Standing with #Ukraine today and tomorrow until victory. pic.twitter.com/V32VYSFfuA
— Alexander De Croo ???? (@alexanderdecroo) February 24, 2024
Vendet e G7 – Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara – do të takohen praktikisht këtë pasdite me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Gjatë një ceremonie në aeroportin Hostomel, një fushë ajrore rreth 20 km larg Kievit, e cila ishte skena e betejës së parë të madhe midis forcave ruse dhe ukrainase më 24 shkurt 2022, von der Leyen vlerësoi rezistencën ukrainase dhe tha “ne jemi këtu për t’ju thënë se Evropa do të vazhdojë të qëndrojë në anën tuaj, për aq kohë sa të duhet”.
“Me më shumë mbështetje financiare, më shumë municione, më shumë trajnime për trupat tuaja, më shumë mbrojtje ajrore dhe më shumë investime në industritë e mbrojtjes të Evropës dhe Ukrainës”.
“Do të ketë fitore për Ukrainën. Do të ketë paqe dhe prosperitet. Dhe do të ketë Evropë”, ka shtuar ajo.
Ndërkohë, Zelensky u tha qytetarëve të tij se vendi është “730 ditë më afër fitores”.
“Çdo njeri normal dëshiron që lufta të përfundojë… Por kur bëhet fjalë për përfundimin e luftës, ne gjithmonë shtojmë – sipas kushteve tona… Kjo është arsyeja pse në historinë e ardhshme, pranë fjalës Ukrainë, fjala ‘e pavarur’ do të qëndrojë gjithmonë”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës