LAJMI I FUNDIT:

Ukraina dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje për shtyrjen e pagesave të borxhit

Ukraina dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje për shtyrjen e pagesave të borxhit

Ministri ukrainas i Financave, Serhii Marchenko dhe ambasadorja e SHBA në Ukrainë, Bridget Brink nënshkruan një marrëveshje në lidhje me shtyrjen e pagesës së borxhit kombëtar.

Machchenko tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të mundësojë uljen e barrës së borxhit në buxhetin e shtetit të Ukrainës dhe ridrejtimin e fondeve që duhet të ishin paguar për shlyerjen e borxhit dhe shërbimin sipas nevojave të sektorit social dhe humanitar.

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë për kontributin e tyre të rëndësishëm për të mbështetur stabilitetin makro-financiar dhe rritjen ekonomike të Ukrainës gjatë luftës”, shtoi ministri, raportojnë mediat ukrainase.


Përfundimi i marrëveshjes së lartpërmendur parashikohet me Memorandumin e Mirëkuptimit për pezullimin e pagesës së borxhit kombëtar me grupin e kreditorëve zyrtarë të Ukrainës nga vendet e G7 dhe Klubit të Parisit.

Një grup kreditorësh zyrtarë të Ukrainës nga vendet e G7 dhe Klubi i Parisit ranë dakord në dhjetor të vitit 2023 për të pezulluar pagesat zyrtare të borxhit deri në vitin 2027.

Ndryshe, Ukraina ka marrë kredit për të financuar luftën kundër Rusisë nga shumë shtete dhe institucione financiare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori