LAJMI I FUNDIT:

Ukraina akuzon Gjermaninë për ‘inkurajimin e Putinit’ duke refuzuar dërgimin e armëve në Kiev

Ukraina akuzon Gjermaninë për ‘inkurajimin e Putinit’ duke refuzuar dërgimin e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka akuzuar Gjermaninë për “zbehjen” e unitetit midis aleatëve të vendit dhe për “inkurajimin” e Vladimir Putinit duke refuzuar të dorëzojë armë në Kiev.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më herët të shtunën, ministrja gjermane e mbrojtjes tha se Berlini do të ngrejë një spital fushor në Ukrainë në mes të krizës së sigurisë mes Perëndimit dhe Rusisë. Por Christine Lambrecht tha se dërgimi i ndihmës ushtarake tani nuk do të ndihmonte në “zbutjen e krizës”.

“Sot, uniteti i Perëndimit me Rusinë është më i rëndësishëm se kurrë. Për ta arritur atë dhe për të penguar Federatën Ruse, ne të gjithë po punojmë së bashku”, u përgjigj përmes Twitter-it ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.


“Partnerët gjermanë duhet të ndalojnë fjalë dhe veprime të tilla për të minuar unitetin dhe për të inkurajuar Vladimir Putinin për një sulm të ri ndaj Ukrainës”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, shtoi se Kievi është i ishte mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen dhe përpjekjet e saj diplomatike në vitet e fundit. “Por deklaratat aktuale të Gjermanisë janë zhgënjyese dhe bien ndesh me këtë mbështetje dhe përpjekje”, shtoi ai. /Telegrafi/